Lushnje, vdes54-vjecari plagosen 2të tjerë në aksident
LUSHNJE- Aksident i rëndë me një viktimë dhe 3 të plagosur ka qenë bilanci i një aksidenti tragjik të ndodhur në orët e para të ditës së shtunë në rrethin e Lushnjes. Një automjet tip Benz me targa DR 9972C që udhëtonte nga Kakavija në drejtim të kryeqytetit është përplasur me bordurat pranë rotondos në hyrjen jugore të qytetit të Lushnjes.
Përplasja ka qenë fatale për një nga pasagjerët, 54 vjecari Xhaferr Domi, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ndërsa Mariglen Deliu, 20 vjeç nga Tirana është transportuar me urgjencë në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë. Plagë të shumta kanë marrë dhe dy personat e tjerë Fiqiri Balliu, drejtues i automjetit dhe Enver Deliu një nga pasagjerët. Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë pakujdesia nga përgjumja e drejtuesit të automjetit që vinte nga Kakavija dhe kishte udhëtuar përgjatë gjithë natës në drejtim të Tiranës.
(m.a/News247BalkanWeb)