E Diel, 1 Nëntor 2026

Një fjalë e urtë thotë: Burrit i ka hije fjala, Detit i ka hije vala

 

Burrit i ka hije fjala, Detit i ka hije vala… Kur citon këto vargje kuptimplote menjëherë të shkon mendja tek koka drejtuese e këtij kombi… Pyes veten me ç’premtime votën e popullit fituan?

Fort u fiksuan te lufta kundër korrupsionit. Por në fakt, u mbyll një përrua, por u hap një lumë me zullume. U bllokuan skafet, u shtuan tarafet. Na mbyti nepotizmi, militantët, optimizmi fals e servilizmi.

Do të rriten rrogat, pensionet, - na thanë. Në fakt u rrit numri i të papunëve.

Qeveria bën shpenzime kolosale nëpër koncerte e në propagandë, por nuk mundet të na garantojë as sigurinë fizike minimale. Në 15 mars, shpërtheu fabrika fantazmë në Gërdec.

Del Kryeministri pa pikën e turpit dhe thotë që nuk e njihte Gërdecin në afërsi të Tiranës, e na bën be për këtë kokën e nënës e kokën e babës. Mbron dhe ministrin Fatmir Mediu, kur edhe ky gënjente si gomari në rrush. Populli nuk ka më besim tek këta, kjo është e sigurt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›