E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Kryeministri duhet të shkarkojë Sefgjinin

 

Me tone të ashpra ka reaguar sot Partia Socialiste ndaj mosshkarkimit të Arben Sefgjinit drejtorit të Tatimeve, i cili akuzohet për keqtrajtimin çnjerëzor dhe vdekjen ndaj biznesmenit maqedonas Remzi Hoxha. Nga selia e kësaj partie ka reaguar socialisti Ylli Manjani duke i kërkuar kryeministrit shqiptar të shkarkojë nga detyra Sefgjinin përderisa qëndron në bangën e të akuzuarve. "Berisha nuk shkarkon asnjë të akuzuar dhe në detyra të larta qëndrojnë të akuzuarit që mbron ai. Shqiptarët nuk i kanë asnjë borxh Berishës, pasi ai është duke i nxjerrë bojën shtetit"- deklaron Manjani. Akuza të tjera kanë ardhur nga kjo parti edhe për Sefgjinmin, për të cilin PS-ja shprehet se Prokuroria i ka bllokuar pasaportën dhe ai nuk shkon dot as në Maqedoni. PS-ja i ka kërkuar Berishës që të lërë të qetë Prokurorinë dhe Gjykatën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›