E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres/ Policia arrestohen 3 persona per vrasje

Policia e Durrësit prangosi 3 persona, të dyshuar për vrasjen e 19-vjeçarit Blerim Hoxha, një ditë më parë në vendin e quajtur Fermë Sukth.

Burime nga policia bënë të ditur se autorët e dyshuar të ngjarjes janë Andrit Toçi 21 vjeç, Armando Xheka 18 vjeç dhe Ervis Xheka 19 vjeç, të cilët janë ndaluar në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Të ndaluarit dyshohen se kanë goditur me thikë 19-vjeçarin Hoxha, pas një grindjeje për gërvishtjen e një makine.

19-vjeçari Blerim Hoxha u plagos me thikë pasditen e së premtes në Fermë Sukth dhe ndërroi jetë në Spitalin Ushtarak pak orë më vonë. Grindja mes të rinjve ndodhi në rrugë, në afërsi të Urës së Sukthit.

Hoxha u godit disa herë me thikë në bark dhe mbërriti në Spitalin Ushtarak në gjendje kome. Ai nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të rënda.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›