E Diel, 1 Nëntor 2026

Historia e nderprerjeve te mandatit te anetareve te KQZ per balancim politik

Politika shqiptare dhe diplomacia aktive në Tiranë është mbërthyer ditët e fundit në një debat për KQZ-në pas vendimit te komisionit parlamentar te ligjeve për zëvendësimin e anetarit të LSI, Ilirjan Muho me nje tjeter anetar te propozuar nga Partia Republikane. Nisma u ndermor nga PD me qellim balancimin e KQZ. Kjo nisme eshte quajtur antikushtetuese nga Koalicioni i ri opozitar. Por Rruga per rifitimin e balances politike ne KQZ eshte e gjate. Historia ze fill nga vitin 2002 me marreveshjen Nano Berisha e deri ne vitin 2012 kur KQZ u rikompozua nga e para duke nderprere serish mandate. Shembujt jane te shumte. Ndiqni kroniken
Ndonëse nuk është rasti tipik ai i vitit 2000, kemi të bëjmë me ndërprerje të vullnetshme të mandatit kushtetues 7 vjeçar në KQZ nga Fotaq Nano, Mimoza Arbi dhe Shahin Bistri.
Ky akt i paszgjedhjeve vendore, në atë kohë u përfol si i ndërmarrë nën presion, dhe Partia Socialiste i zëvendësoi ata me Ilirjan Celibashin, Igli Toskën dhe Tomor Malajn.
Por ai që mund të quhet si rasti më i pastër analog me lirimin nga detyra të anëtarit Muho nga KQZ, është ai i 25 nëntorit 2004, kur KQZ vazhdonte të ishte organ kushtetues.
Për krijimin e balancës politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Partia Socialiste në pushtet pranoi me vendim Parlamenti largimin e Maksim Shimanit dhe, Kuvendi çoi aty Çlirim Gjatën si propozim të demokratëve.
Për histori, me këtë lëvizje nga ana e Kuvendit të Shqipërisë u përmbys raporti 5: 2 i krijuar në vitin 2003 në favor të socialistëve në qeverisje, kur KLD e kryesuar nga presidenti Alfred Mosiu emëroi Dëshira Subashin. Për demokratët ajo ishte e majtë dhe e kundërshtuan ashpër dhe akuzuan presidentin Moisiu për prishje të balancës për të cilën ishte rënë dakord në marrëveshjen politike Nano-Berisha në vitin 2002.
Çdo vendim për zgjedhjet në vendoret e 2003-shit u mor me shumicë të cilësuar 5:2.
Kështu rruga për rifitimin e balancës politike në KQZ në vitin 2004 ishte largimin e Maks Shimanit dhe zëvëendësimin e tij me Çlirim Gjatën me aprovimin e plotë të socialistëve.
Vullneti politik e bëri KQZ-në me 9 anëtarë në 2007-ën, kur Kushtetuta u prek për të parën hërë, dhe po ky vullnet ua ndërpreu mandatet një vit më vonë një pjese të anëtarëve, sepse KQZ pushoi së qeni organ kushtetues dhe ajo do të rikompozohej me 7 anëtarë.
Në fillim të vitit 2009 dhe në vitin 2012 institucioni kryesor i Administrimit të Zgjedhjeve u rikompozua nga e para prej Parlamentit, duke ndërprërë sërish mandate, por duke, mos ndryshuar diçka për të cilat palët janë kujdesur në çdo amendim të Kodit Zgjedhor: formulën që garanton balancën politike bipartizane në të gjitha komisionet zgjedhore që nga KQZ deri tek vendet e numërimit të votave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›