E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmi i Vllaznise, 1 gol te vetem ne 450 minuta loje

Pese ndeshje, ose 450 minuta dhe vetem nje gol per Vllaznine e Shkodres, qe e ka nisur kampionatin e sivjetshem me keq se ne te gjithe edicionet e fundit. Shqetesimin e trajnerit bardheblu, pas javes se peste, e ka ngritur me pare edhe homologu i tij i Vllaznise, Hasan Lika, pozitat e te cilit jane lekundur me shume se kurre me pare, ne stolin e kuqebluve. Akoma me keq ka qene paraqitja per shkodranet, qe pesuan nje tjeter humbje te deshperuar ne Durres, humbje qe e ka nderlikuar situaten dhe pritet nje analize, per te nxjerre pergjegjesite e duhura, para ndeshjes se radhes. "Kjo situate nuk eshte e favorshme per objektivin e ekipit tone, ndaj duhet te analizojme humbjen", - theksoi trajneri Hasan Lika. Ilir Nallbani shenoi ne minutat shtese ndaj Apolonise te vetmin gol, ne ndeshjen e vetme ku Vllaznia shenoi gol. Ne tre sfidat jashte Shkodres, sulmi shkodran nuk ka shenuar asnje gol. Trajneri Hasan Lika e vuri theksin tek sulmuesit, por edhe ne Durres nuk ka pasur asnje ndryshim dhe per rrjedhoje, Teuta i shkaktoi humbjen e radhes duke e larguar nga pretendimet skuadren shkodrane.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›