E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushtaku Akuzat e EULEX te pabaza

E plotesuar Sami Lushtaku kryetar i Skenderajt thote se dyshimet e EULEXit jane te pabaza.

Ne konferencen per media te mbajtur para pak castesh ai hodhi poshte te gjitha dyshimet se jane kryer keqperdorime gjate ndarjes se banesave per rastet sociale.

Per kete ceshtje ka qene komisioni perkates i themeluar nga Kuvendi Komunal dhe nese ka pasur ndikim mbi te ju duhet ti pyesni ata tha Lushtaku per Express i pyetur se per cfare ushtrimi te ndikimit behet fjale sepse edhe per kete dyshon EULEX.

Ai u shpreh i shqetesuar perse gjithmone Skenderaj vihet ne shenjester per bastisje apo dyshime.

Madje lidhur me kete ceshtje ai ironizoj duke thene se cuditem nese kalon nje vit dhe nuk vine per bastisje.

Nderkohe bastisjet ne Skenderaj ende po vazhdojne...

Avokati Halimi Nuk ka urdher arresti per Lushtakun

Mahmut Halimi avokat i kryetarit te komunes se Skenderajt thote per Express se policia dhe hetuesit e EULEX-it nuk kane lene asnje urdher arresti per kryetarin e Komunes se Skenderajt Sami Lushtaku.

Ne te njejten kohe sipas tij pas bastisjes ata nuk kane lene asnje urdher qe Lushtaku te paraqitet ne prokurori.

Ata kane pasur urdher vetem per ta bastisur dhe kjo eshte thjesht per shkak te disa dyshimeve te tyre thote avokat Halimi.

Ai sqaron se kjo eshte thjesht nje faze e mbledhjes se provave nga ana e hetuesve dhe ne baze te tyre prokurori pastaj inicion ose jo ndonje akuze per dyshime te kryerjes se vepres penale.

Une e kam pyetur prokurorin nese ka nevoje per tu paraqitur ne prokurori pasi z. Lushtaku eshte ne aktivitet te tij zyrtar ne Prishtine por ai ka thene se nuk ka nevoje sqaron avokati Mahmut Halimi per Express.

Sidoqofte bastisjet jane ende duke vazhduar ne zyrat e Komunes se Skenderajt saktesisht ne Drejtorite per Urbanizem dhe Kadaster.

Pak kohe me pare eshte bastisur edhe Drejtoria e Financave nderkohe bastisjet e hetuesve ne shtepine e kryetarit Sami Lushtaku kane perfunduar disa ore me pare.

Familjaret e Lushtakut tregojne per Express se hetuesit kane pasur sjellje korrekte.

Lushtaku Bastisje e paparalajmeruar

Ukshin Lushtaku vellai i Kryetarit te Komunes se Skenderajt Sami Lushtaku tha per Express se bastisja e sotme e policise se EULEX-it ne shtepine e tyre ka qene e papritur dhe e paparalajmeruar.

Megjithekete ai thote se Kosova eshte shtet dhe duhet pranuar te gjitha rregullat.

Te pranojme te gjitha rregullat sepse Kushtetuta na i garanton te gjitha ka thene ai per Express.

EULEX Hetohet Lushtaku me shtate te tjere

Zedhenesja e EULEX Kristiina Herodes permes nje komunikate per shtyp ka lajmeruar se EULEX ne bashkepunim me Policine e Kosoves dhe Task Forca Anti-Korrupsion nga Prokuroria Speciale e Kosoves PSRK jane duke kryer bastisje ne kater shtepi private ne komunen e Skenderajt ne lidhje me hetimet per keqperdorime me rastin e ndarjes se banesave sociale.

PSRK eshte duke i udhehequr hetimet. Akuzat kane te bejne me Keqperdorim te detyres zyrtare Mashtrim ne detyre dhe Ushtrim i ndikimit. Te dyshuar jane tete persona duke e perfshire edhe kryetarin e komunes se Skenderajt dhe anetaret e Komisionit per ndarjen e banesave sociale ne Komunen e Skenderajt thuhet ne kete komunikate te derguar nga zedhenesja e EULEX Kristiina Herodes.

Sipas saj ne kete bastisjes dhe hetim jane te perfshire nje ekip i SPRK-se perfshire edhe nje prokuror te EULEX-it si dhe zyrtarin e EULEX-it per nderlidhje me PSRK te cilet jane te pranishem ne vendin e ngjarjes per te bere mbikeqyrjen per te siguruar mbledhjen efektive te provave materiale dhe per tu dhene shpjegimet e plota dhe te duhura personave te pranishem aty.

EULEX bastis komunen e Skenderajt dhe Sami Lushtakun

Sot ne oret e hershme te mengjesit policia e EULEX dhe ajo e Kosoves kane bllokuar Komunen e Skenderajt dhe nuk i kane lejuar punetoret e saj qe te shkojne ne pune.

Rreth nderteses verehen forca te medha te Policise nderkohe qe punetoret thone per Express se Policia u ka thene atyre qe ky bllokim i Komunes do te vazhdoje deri ne oren nje ose dy pasdite.

Ne te njejten kohe Express ka kuptuar se Kryetari i Komunes Sami Lushtaku eshte bllokuar ne shtepine e tij ne Prekaz dhe nuk eshte lejuar te vije ne pune.

Shtepia e tij eshte duke u bastisur nga policia e EULEX.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›