E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushtaku nuk pret Kalmarin, testohet në Orebro

Nga Express më 12 shkurt 2011 në ora 12:04

Kushtrim Lushtakut ka nisur t’i humb durimi, duke e pritur tash e disa ditë vendimin e zyrtarëve të klubit suedez Kalmar, për ta mbajtur apo jo në skuadër, pas provave njëjavore që pati te ky klub.

Sulmuesi kosovar ka vendosur që mos ta presë më Kalmarin, pasi tashmë veç i ka nisur provat me ekipin tjetër nga elita e futbollit suedez, Orebro, ku luan edhe mesfushori kosovar Denis Abdullahi.

“Kjo është një mundësi e mirë për ta parë atë në mesin tonë. Atë e kemi në dispozicion për të luajtur në ndeshjet miqësore të një turneu”, ka thënë drejtori sportiv i Orebros, Lennart Sjogren, për mediet suedeze.

Nëse Lushtaku dëshmon kualitete gjatë këtyre provave, atëherë atij do t’i bëhet oferta nga drejtuesit e këtij klubi për të nënshkruar kontratë.

Kosovari ende ka kontratë valide me klubin gjerman 1860 Munchen, i cili, sipas të gjitha gjasave, nuk do të kërkojë dëmshpërblim për ta liruar Lushtakun, nëse ky i fundit angazhohet në ndonjë skuadër tjetër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›