Manchester bëhet me kosovar
Manchester United shumë shpejt pritet të bëhet me një futbollist kosovar. Bëhet fjalë për talentin 16 vjeçar Adnan Januzaj, i cili aktivizohet me të rinjtë e klubit belg Anderlecht.
Tabloidi anglez Dayli Mirror të premten shkruante se menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, është shumë pranë transferimit të David Beckhamit të ri të Belgjikës - Adnan Januzajt.
“Ferguson është shumë afër marrëveshje për mesfushorin e djathtë, i cili shkëlqeu për ekipet e të rinjve në Anderlecht”, shkruante Dayli Mirror.
Sipas këtij tabloidi, Januzaj do të firmosë kontratë katërvjeçare me gjigantin anglez, derisa pritet të paguhet 120 mijë funta në vit, marrëveshje e cila e bën 16 vjeçarin njërin prej të rinjve më të paguar në Old Trafford.
Adnan Januzaj ka zgjedhur Djajtë e Kuq, pasi ka vizituar edhe klubet e tjera të interesuara për të, si klubi anglez Aston Villa dhe ai francez Lile. Anglezët vlerësojnë se talenti shqiptar do të bëjë ngritje të shpejtë.
Në anën tjetër, edhe klubet tjera angleze kanë talente shqiptarë në radhët e tyre. Pjesë e skuadrës U18 të Arsenalit është sulmuesi kosovar Alban Bunjaku, i cili llogaritet talent me të ardhme të ndritur.
Ndërsa pjesë e Manchester Cityt është talentin tjetër kosovar Frederik Velesi, i cili ka nënshtetësi zvicerane. 18 vjeçari stërvitet me ekipin e Roberto Mancnit, derisa aktivizohet me ekipin rezervë të Citeizens.
Në të kaluarën pjesë e akademisë së Liverpoolit ishin edhe dy kosovarë; i ndjeri Besian Idrizaj, i cili ndërroi jetë vitin e kaluar pas një sulmi në zemër, dhe Astrit Ajdarevic. Dyshja nga Kosova nuk arritën të gjejnë veten te klubi Anfield Road.