Lustracioni në Shqipëri, takim me ekspertë gjermanë

Trajtimi i së shkuarës përmes hetimit të dosjeve të sigurimit shteteror eshte nje aspekt i rëndësishëm i cili e ndihmon mjaft shoqërinë. Kështu është shprehur ambasadorja e Republikes Gjermane në Shqipëri Carola Holtkemper gjatë një tryeze të rumbullakët ku specialistët gjermanë e shqiptarë kanë disktuar mbi lustracionin në Shqipëri. Ambasadorja gjermane duke ju referuar edhe demostratave të 21 janarit ka theksuar se çështjet e së shkuarës duhen të trajtohen dhe të merren seriozisht me qëllim që të ecet përpara.
Ndërsa drejtoresha ekzekutive e Grupit Shqiptar për të drejtat e njeriut Elsa Ballauri ka theksuar gjatë takimit se një prej arsyeve që sot Shqipëria ndodhet në një ngërç politik, është pikërisht fakti se nuk është kryer lustracioni.
Gjatë takimit specialistët gjermanë kanë dhënë shembuj konkret mbi ligjin e lustracionit në Gjermani dhe vende të tjera, duke trajtuar njëkohësisht aspekte të etikës dhe sigurisë. Ky takim që do të vijojë për disa ditë, do të mbledhë opionionet e të gjithë specialistëve, për ti propozuar me pas diçka më konkrete politikanëve lidhur me këtë çështje.