Mbytet 23-vjeçari nga Kosova në Durrës
Durrës, 29 gusht, NOA Një i ri nga Kosova, Jahir Kabashi ka humbur jetën sot në Durrës, pas një ataku kardiak të shkaktuar nga futja në ujë. 23 vjeçari ka vdekur paraditen e sotme. Korrespodenti i Agjencisë NOA njofton se 23 vjeçari nga Prizreni i Kosovës ka qenë në Durrës për pushime së bashku me të vëllanë.
Pas hyrjes në det ai është mbytur, ndërsa tentativat e vëllait për ta shpëtuar kanë bërë që dhe vet ky i fundit të rrezikojë seriozisht jetën.
Ndërhyrja e të pranishmëve që ishin në breg, kryesisht fëmijë që luanin ka bërë që vëllai të shpëtojë, ndërsa për 23 vjeçarin ka qenë shumë vonë.
Edhe pse bregdeti i Durrësi nuk është i thellë, dy vëllezërit nga Kosova kanë rënë në një prej gropave të krijuara nën ujë pas zhvendosjes së anijeve që kanë qenë më parë në zonën e plazhit të Apolonisë në Durrës.
a.k/NOA