Pullazi: PDS, thirrje Berishes te mos shantazhoje per "Dosjet"
Partia Demokracia Sociale mbeshtet vendimin e Gjykates Kushtetuese, per pezullimin e ligjit te "Dosjeve". Ajo i ben thirrje kryeministrit Berisha, qe te heqe dore nga shantazhi qe po i ben kesaj hallke te rendesishme te shtetit ligjor. "Kryeministri Berisha duhet te heqe dore nga keto veprime deshperuese, qe kane si qellim te vetem goditjen e prokurorise dhe organeve te tjera shteterore. Ne i bejme thirrje kryeministrit, qe te mos beje demagogji me tezen e antikomunizmit, nje histori qe Shqiperia dhe te rinjte e saj, e kane lene pas me kohe. Kryeministri Berisha ben mire qe te fokusohet ne problemet reale qe shqetesojne sot rinine e vendit dhe t'i krijoje asaj, kushte te favorshme si ato te vendeve ku aspirojne te bejne pjese", tha dje drejtuesi i te rinjve te PDS, Florian Pullazi.
Rama, me vullnetaret ne Kucove dhe Polican
"Si pergjigjemi mllefit me mllef"
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ne vijim te takimeve me vullnetaret socialiste, deklaroi nga qyteti i Kucoves se nuk do t'i kundervihen baltes dhe mllefit, me balte dhe mllef. "Por do t'i kundervihemi me fuqine e besimit tone, tek endrra qe na ka sjelle ne kete salle, te cilen do ta tregojme qytet me qytet, fshat me fshat, shtepi me shtepi, ne te gjithe Shqiperine, ku ju siguroj, do te gjejme cdo dite mijera, qindra-mijera si ne dhe pak si ata, qe me endrren tone kane 18 vjet qe luajne lojen e pashpirt, te pushtetit te interesave te tyre", theksoi para qytetareve Rama. Ne keto takime kryesocialisti, eshte ndalur tek industria e baltes qe ka nisur te punoje ne kete prag fushate, e cila sipas liderit opozitar do te vije ne rritje. Por, lideri i selise roze u ka bere apel qytetareve policanas, te gjithe atyre qe e duan ndryshimin, per te mos humbur arsyen perballe baltes e shpifjeve, qe do te gjeneroje lufta per pushtet e politikes se vjeter. "Politika e re nuk eshte nje skene ku nje grusht burrash shahen e kacafyten dhe ku fiton ai qe bertet e shan me shume, po nje hapesire ku njerezit mund te zgjidhin se bashku, problemet e bashkejeteses se tyre ne kete vend, duke permiresuar jeten e secilit", theksoi Rama. D.Dedej