E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lutje për papën në katedralen “Shën Kolli”, ipeshkvi Vitale: Ati i Shenjtë e deshi shumë Shqipërinë

Në Katedralen e Shën Nikollit në Lezhë u mbajt një meshë e veçantë për shpirtin e Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta duke lënë pas një trashëgimi të thellë shpirtërore dhe njerëzore për mbarë botën.

Ipeshkvi i Dioqezës së Lezhës, monsinjor Ottavio Vitale, theksoi dashurinë dhe respektin që Papa Françesku kishte për Shqipërinë dhe popullin tonë.

Papa Françesku ndërroi jetë mëngjesin e hënës në moshën 88-vjeçare pas problemeve shëndetësore të shfaqura gjatë muajve të fundit, ndërsa funerali i tij do të mbahet ditën e shtunë në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›