Alarm për terrenet në Soccer City e Mandela
Stadiumet
FIFA ka nisur të shqetësohet për gjendjen e fushave në stadiumet e botërorit në Afrikën e Jugut. Brazili dhe Bregu i Fildishtë nuk janë stërvitur në barin e “Soccer City”, për të evituar që terreni të mos rëndohej në prag të ndeshjes së mbrëmjes së sotme. Më parë, diçka e tillë ndodhi me Gjermaninë dhe Serbinë në stadiumin “Nelson Mandela”, ndërsa kjo situatë do të përsëritet me Kilin dhe Zvicrën në të njëjtin impiant.
#