E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deko në dyshim për Korenë e Veriut

Portugalia

Portugalia është në alarm për gjendjen e mesfushorit Deko përpara ndeshjes së të hënës kundër Koresë së Veriut. Lojtari nuk u stërvit gjatë ditës së djeshme, për shkak të një dëmtimi në ije, të cilin e pësoi të premten. Prezenca e tij në fushë nuk është e sigurt. Ndërkohë, FIFA nuk e ka pranuar kërkesën e portugezëve për t’i hequr Kristiano Ronaldos kartonin e verdhë në sfidën me Bregun e Fildishtë.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›