E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lyerja e duarve me gjak Nga Sunny Hundal*

Me t’u publikuar dokumentet per Afganistanin ne WikiLeaks, u be e qarte se skeptiket e zakonshem do te fillojne ta sulmojne lajmetarin e jo te diskutojne per lajmin. Disa kolumniste ishin me te shpejte ne shkrepje, duke konkluduar se WikiLeaks po e demtonte luften ne Afganistan. Tani, retorika ka arritur ne nivele absurde. Sekretari i Mbrojtjes i SHBA’ve tha se themeluesi WikiLeaks, Julian Assange, i kishte “perlyer duart me gjak", gazetaret e Fox News e quajten "organizate terroriste", kurse njeri nga kolumnistet e Washington Post e konsideroi "ndermarrje kriminale". Ish-fjalimshkruesi i Presidentit Bush, i cili me pare e kishte arsyetuar torturen me uje, tha se donte ta mbyllte kete web faqe dhe ta sillte Assange "para drejtesise" ne cilendo menyre. Nje redaktor i WikiLeaks u mor ne pyetje nga policia kufitare e SHBA-ve.
Nese kjo ju duket befasi, atehere nuk i njihni mire mendjet e prishura dhe hipokrite te neokonservatoreve. Por, kesaj ceshtjeje do t’i kthehem pas pak.
Te jem i qarte, gjithmone e kam mbeshtetur luften ne Afganistan (por jo ate ne Irak), dhe mendoj se talibanet jane nder grupet me diabolike terroriste ne bote.
Por, rasti kunder WikiLeaks nuk e meriton kete hetim kaq te madh. A i ka rrezikuar ky veprim jetet e afganevee Kjo eshte e besueshme vetem nese mendoni se talibaneve iu mungojne shenjestrat dhe nuk kane informatore. Keto dokumente tashme kane qene ne dispozicion te cdo ushtari dhe kontraktuesi ne Afganistan.
A e dini kush i ka rrezikuar jetet e afganevee Forcat e NATO-s, per te cilat eshte zbuluar se qellimisht i kane fshehur shume raste te viktimave civile. Ne qofte se do ta diskutonim fshehjen e vdekjes se disa britanikeve, do te kishte pasuar reagimi i dhunshem (me arsye). Por, per shkak se ata jane afgane, establishmenti ushtarak mund te shpetoje duke u perpjekur ta fokusoje vemendjen ne lajmetarin e deshtimeve te tyre.
Ka kohe qe ketyre njerezve iu eshte bere e qarte se zvogelimi i viktimave civile ne Afganistan mund te ndikoje gjithashtu ne zvogelimin e sulmeve ndaj ushtareve amerikane. Eh, kush do ta kishte menduare
Ashiqare, ketu kemi te bejme me nje ceshtje me te madhe: me paturpesine mendjeturbulluese te levizjes neokonservatore amerikane dhe qasjen e tyre hipokrite ndaj marredhenieve te brendshme e te jashtme.
Ne njeren ane, ata ne menyre histerike pretendojne se Barack Obama eshte duke e shkelur Kushtetuten amerikane, por nga ana tjeter me qellim nuk e respektojne pjesen e Kushtetutes ku flitet per lirine e praktikimit te fese, pasi e kundershtojne ndertimin e xhamive te reja. Ata duan t’i mbrojne lirite qytetare dhe lirine e shtypit kur myslimanet jane ata te cileve iu kerkohet te iluminohen (rasti i karikaturave daneze), por nuk mund ta durojne mbrojtjen e te drejtave te njejta kur behet fjale per ata (Tariq Ramadan, "Literatura e Urrejtjes", grupet myslimane si Hizb-ut-Tahrir, ndalimi i perces).
Kundershtimet e ashpra standarde jane se keta njerez po e kercenojne ekzistencen tone, keshtu qe duhet te behen perjashtime. Por, jo vetem qe pretendimet per ndryshimin e struktures demografike te Europes nuk jane te sakta, por e tradhtojne ate lloj relativizmi moral per te cilin ata gjithmone i akuzojne kundershtaret e tyre. Sic kam treguar me larte, vlerat e iluminizmit dhe lirite qytetare te cilat keta injorante duan qe te mbrohen nga Perendimi, ferfellohen menjane ne castin kur kercenohen interesat e tyre.
Nuk e di nese eshte e mundshme te stabilizohet Afganistani nepermjet forcave te NATO-s. E di se talibanet nuk e duan stabilizimin, por vetem kontrollin e plote dhe te pergjakshem.
Por ne, publiku, meritojme ta dime te verteten per ate qe po behet ne emrin tone, dhe jo vetem per arsye se po i financojme keto luftera te cilat perfshijne ushtare nga shoqerite tona. Ishte mungesa e transparences ajo qe na dergoi ne Irak dhe e destabilizoi Afganistanin edhe me shume.
Tash, pyetja nuk duhet te shtrohet nese WikiLeaks e ka destabilizuar Afganistanin, por pse ketyre njerezve, te cilet na shtyne ne fatkeqesite me te medha te politikes se jashtme te kesaj gjenerate, ende iu kushtohet vemendje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›