E Diel, 1 Nëntor 2026

Lynix: Të performosh me Orkestrën e RTSH-së është kryevepër

Grupi Lynix ndezi skenën e Fest 64 me interpretimin plot energji dhe emocione të këngës “Nuk Kthehem Pas”.

Në Prapaskenat e Fest 64, anëtarët e grupit u shprehën të emocionuar për mundësinë e bashkëpunimit me Orkestrën e RTSH-së, të cilën e cilësuan si një privilegj të madh.

“Ishte energji shumë e fortë, shumë emocione të forta dhe kënaqësi shumë e madhe të luash me Orkestrën e RTSH-së, është kryevepër. Është një këngë që e kemi punuar vetë, me tekst, me kompozim, me orkestrim dhe për këtë ndihemi krenarë. Publiku ishte si ato flakët që dolën në skenë,” u shprehën ata.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›