E Diel, 1 Nëntor 2026

Fest 64- Ghiti rrëfen emocionet: Ishte hera e parë në skenën e RTSH, është tjetër dimension

Këngëtarja Ghiti e cila interpretoi në vendin e 8-të me këngën “Okej” në natën e pare të Festivalit të 64-t të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Duke folur në prapaskenë për Andri Xhahun dhe Antoneta Koçi, Ghiti tha se është eksperienca e parë në skenën e festivalit të RTSH-së dhe është një tjetër dimension për ta.

 “Jam ndjerë njeriu më me fat në botë. Është eksperienca ime e parë në këtë skenë që nuk di, s’kam fjalë. Është një tjetër dimension. Në fillim para se të dilja kam qenë shumë e emocionuar”, tha Ghiti.

Ndërkaq, në bashkëbisedim është bashkuar edhe stilistja e këngëtares Ghiti, Irini Gjergji, e ëma e këngëtares së njohur, Beatriçe Gjergji.

“Kam shumë emocione. Këtë këngë e kam dëgjuar prej 3 muajsh për çdo ditë dhe për çdo ditë më ka bërë… më ka emocionuar shumë”, u shpreh ajo.

E pyetur nëse e sheh Ghitin në Eurovizion ajo theksoi se “e shoh se është këngë aktuale, ishalla o Zot!”

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›