E Diel, 1 Nëntor 2026

Lyon e do Canën

Gjiganti francez, Olympique Lyon, ia ka vënë syrin mesfushorit kosovar, Lorik Cana. Pas eksperiencave që pati me Paris Saint Germain dhe Olympique Marseille, një tjetër klub francez i ka shtuar apetitet për mesfushorin aktual të Sunderlandit.

Kështu shkruante të martën e përditshmja franceze, Le Progrès, sipas së cilës “26-vjeçari mund ta ‘provojë’ edhe klubin e tretë francez, pas PSG e Marseille”. Cana kishte treguar paraqitje të shkëlqyeshme sa ishte kapiten i Marseilles dhe tash i Sunderlandit, kështu që ai është bërë objektiv i ri i klubit më të suksesshëm francez të këtij shekulli, Lyon.

Mirëpo, duke i analizuar deklaratat e shpeshta të mesfushorit kosovar për admirimin e tij ndaj Premierligës, të cilën e konsideron si ligën më të fortë dhe më të bukur në botë, vështirë se ai do të bënte një hap prapa, për t’u rikthyer sërish në Ligue 1, pas gjashtë muajsh eksperience fantastike në Angli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›