E Shtunë, 31 Tetor 2026

Faji ynë

Steven Gerrard ka thënë se ai dhe bashkëlojtarët e tij duhet të marrin përgjegjësi për sezonin dëshpërues të Liverpoolit. Kampanja e të Kuqve tashmë mund të përshkruhet e dështuar pas eliminimit nga Liga e Kampionëve në fazën e grupeve.

Por ekipi i Rafa Benitezit është në pozitë të vështirë për kualifikim në garat evropiane për sezonin e ardhshëm, para ndeshjes kundër Tottenhamit, të dielën. Një numër i paraqitjeve dëshpëruese kanë zgjuar sugjerime se menaxheri Rafael Benitez, i cili udhëhoqi Liverpoolin drejt pozitës së dytë në sezonin 2008/09 në Premierligë, mund të shkarkohet, por kapiteni Gerrard nuk dyshon se ku qëndron problemi.

“Njerëzit kanë thënë se pozita jonë është e çuditshme. Por, nuk mendoj se është e tillë. Tabela kurrë nuk gënjen, nuk kemi qenë të mirë sa duhet”, tha Gerrard për magazinën Zoo. Liverpool gjendet në pozitën e shtatë në Premierligë, pas 20 xhirove, ndërsa ka 12 pikë më pak se lideri Chelsea.

“Jemi në këtë pozitë për një arsye dhe kjo do të thotë se nuk kemi qenë të mirë sa duhet dhe futbollistët duhet të marrin përgjegjësi për këtë. Të gjithë ne futbollistët e Liverpoolit duhet të shikojmë pozitën tonë në ligë, të përmirësohemi dhe ta ngremë këtë klub atje ku e ka vendin, sa më lart në tabelë”, shtoi ai.

Gerrard ka pranuar se sezoni i deritashëm ka qenë i vështirë për t’u pranuar. “Është shumë vështirë. Të gjithë jemi të dëshpëruar me mënyrën se si kanë shkuar gjërat, e sidomos pas pozitës së dytë nga edicioni i kaluar. Ekzistonte një besim se mund të shkojmë deri në fund. Por, tani nuk është koha të fshihemi. Ne duhet të shikojmë vetveten dhe t’i përmirësojmë të gjitha. Ende besoj se mund ta kthejmë situatën. Si kapiten, duhet të siguroj që kjo të ndodhë”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›