M. e Financave: Baze 3.3 milion lekë borxh shtetit
Sipas Ministrisë në fjalë, Gazeta “Tema”, ka sjellë në Shqipëri, në vitin 2006 një shtyprshkronjë dhe për këtë, kjo kompani nuk ka paguar zhdoganimin “Shoqëria Media Soft Albania, që sipas dokumentacionit të QKR-së rezulton të jetë rregjistruar në Nëntor të vitit 2005, në pronësi të z. Festim Bajrami, dhe administrator z. Mero Baze, ka kryer veprime zhdoganimi të një shyptshkronje në vitin 2006, dhe nuk ka shlyer detyrimet doganore edhe pas afatit ligjor për pagimin e këtij detyrimi në shumën 4,821,250 leke, dhe aktualisht ka akoma të papaguar shumen prej 3,321,250 lekë pa përfshirë kamat vonesat, për të cilat kanë filluar procedurat e nxjerrjes me forcë të detyrimeve doganore, në përputhje me aktet ligjore”, thonë burime nga Ministria e Financave.“Bëjmë të ditur se kompania në 5 vitet e fundit, nuk është kontrolluar asnjëherë në organet tatimore, çka rrëzon pretendimin e z. Mero Baze për kontrolle selektive nëse i referohet këtij rasti”, thuhet më tej.