Aksident në Tiranë, treni përplas furgonin
Rreth orës 19:30 furgoni po kalonte mbi shinat e trenit në rrugën “Jordan Misja”, në momentin që u përplas nga treni. Sipas të dhënave të policisë, nga aksidenti nuk ka pasur viktima apo të plagosur.Furgoni me targë TR 0965 S përdorej për transport pasagjerësh në linjën Tiranë-Durrës. Policia bëri të ditur se në momentin e përplasjes, furgoni kishte mbetur në mes të shinave. Menjëherë pas përplasjes, drejtuesi i mjetit, Luan Cikaj, ka pasur përplasje fizike me makinistin e trenit. Policia ka shoqëruar të dy drejtuesit për të marrë versionin e secilit në lidhje me ngjarjen.