E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA përshëndet vizitën e Mesiçit në Kosovë

Përfaqësuesja e SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Rosemary di Carlo deklaroi se vizita e Mesiçit tregoi bashkëpunimin në rritje të Prishtinës me fqinjët e saj.

''Vizita e presidentit Mesiç në Prishtinë tregoi miqësinë në rritje dhe bashkëpunimin mes Kosovës dhe fqinjëve të saj'', deklaroi Rosemary di Carlo.

Di Carlo theksoi gjithashtu edhe hapat e tjerë të ndërmarrë nga Kosova për forcimin e marrëdhënieve rajonale.

Në këtë kontekst ajo përmendi demarkacionin e kufijve dhe vendosjen e marrëdhënieve të plota diplomatike mes Kosovës dhe Maqedonisë, në tetor 2009.

Ajo bëri të ditur se më 14 janar edhe Mali i Zi njoftoi vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën.
                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›