E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, makina përplaset me shtyllën elektrike

Një automjet tip fuoristradë ka dalë nga rruga duke u përplasur me një nga shtyllat e tensionit të lartë. Pas saj, si pasojë e amortizimit janë thyer edhe dy shtylla të tjera, njëra prej të cilave ka rënë mbi një kampion të ngarkuar me tulla që po udhëtonte në drejtim të Shkozës.Si pasojë, në rrugë është krijuar kaos, i cili ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve nga Uzina e Autotraktorëve drejt qendrës së kryeqytetit dhe anasjelltas. Policia rrugore ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, megjithatë, nevojitet ndërhyrja e policisë elektrike për të larguar telat përcjellës të energjisë elektrike dhe për të zëvendësuar shtyllat e dëmtuara.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›