E Diel, 1 Nëntor 2026

"Më trego si ta zbusë të dashurin tim që dikur ishte i joti”

Besohet se Katy Perry ka thirrur Jennifer Aniston përdisa këshilla rreth asaj se si zbusë John Mayer-in.
Jennifer nisi të takohej me ‘djaloshin e keq’ në vitin 2008 por çifti u ndanë pas një viti.

Katy dhe John janë bashkë nga korriku, pas ndarjes së saj nga komiku Russell Brand.

“Jennifer ia dha Katy-t numrin e saj të telefonit dhe i tha se mund ta thërras në çdo kohë por ajo nuk priti që ajo ta marrë kaq seriozisht këtë ofertë. Tani Katy është në kontakt me të dhe po i kërkon disa taktika se sit a zbusë atë, por John duket se e di për këtë gjë dhe nuk është aspak i lumtur që ish e dashura e tij të jetë e përfshirë në lidhjen e tij të re.

Jennifer po munohet ta bind Katy-n ta lërë këtë punë pasi që nuk dëshiron që John të mendoj se ajo po përzihet, por Katy është e vendosur”.

John Mayer njihet për lidhjet e tij me femra të bukura e të suksesshme si Jennifer Love Hewitt, Jessica Simpson dhe Taylor Swift.

Katy ka kaluar një ndarje të vështirë me Russell Brand prandaj dëshiron që gjërat të ecin mirë me të dashurin e ri./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›