Për shkak të së bijës do e birësojë një vajzë

Suri Cruise së fundmi raportohet se po e kërkon një motër tëvogël dhe Katie dëshiron t’ia plotësojë dëshirën. Katie Holmes dhe Suri Cruise dukeshin shumë të lumtura bashkë në New York por sipas lajmërimeve të fundit, aktorja e divorcuar dëshiron të shtojë familjen e saj me një vajzë tjetër të vogël.
“Suri ka kohë që po e kërkon një motër të vogël. Ajo po lutet për këtë gjë çdo natë dhe kjo ka prekur shumë zemrën e Katie-t” tha një burim.
Besohet se aktorja është duke shikuar mundësitë për të adoptuar dhe është duke u konsultuar me agjencionet e ndryshme për një vajzë dy ose tre vjeçare që ka nevojë për një familje. Edhe pse zëdhënësitë e saj e kanë mohuar këtë gjë, burimi tha se kjo punë tashmë është nisur.
“Qëllimi i saj është që të ketë një prurje të re në familjen e saj gjatë vitit të ardshëm”, tha ajo./Indeksonline/