E Shtunë, 31 Tetor 2026

MASH: Ja procedurat për çdo maturant që ka fituar universitetin

TIRANË- Ministria e Arsimit ka sqaruar sot të gjithë maturantët për procedurat të cilat duhet të ndjekin nëse kanë fituar të drejtën për të vijuar studimet në arsimin e lartë.

“Njoftohen të gjithë maturantët për ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë në universitetet publike se regjistrimi në institucionet e arsimit të lartë publik ku janë shpallur fitues, kryhet nga dita e hënë 26 deri në 30 shtator 2011 nga ora 08:00-18:00, pranë sekretarive të cdo fakulteti. Maturantët e shpallur fitues për herë të parë në këtë fazë konkurimi duhet të paraqisin pranë sekretarive mësimore të fakulteteve dokumentet e mëposhtme: Diplomën e maturës shtetërore, së bashku me listën e notave, për maturantët që kanë mbaruar shkollën e mesme përpara vitit 2011, kërkohet dëftesë pjekuroe, në mungesë të origjinalit vërtetim e listë notash me fotigrafi, ose dokument me fotografi lëshuar nga Arkivi i Shtetit, me notat përkatëse të nënshkruara nga drejtori i shko9llës dhe nga drejtori i Drejtorisë Arsimore, dokument identifikimi dhe fotokopje të tij. Në dosje mbahet vetëm fotokopja e dokumentit të identifikimit, 2 fotografi, mandati i arkëtuar i tarifës së regjistrimit në zyrat e Postës Shqiptare prej 1550 lekë për llogari të fakultetit ku janë shpallur fitues”, tha zëdhënësja e MASH.

Ministria e Arsimit ka sqaruar sot të gjithë maturantët për procedurat të cilat duhet të ndjekin nëse kanë fituar të drejtën për të vijuar studimet në arsimin e lartë.

“Maturantët që në listën përfundimtare janë ngjitur një preferencë më lart duhet të paraqiten në fakultetin ku kanë kryer regjistrimin paraprak për të tërhequr dokumentat dhe duhet të regjistrohen në fakultetin ku janë shpallur fitues në listat përfundimtare në programin e studimit përkatës”, theksoi zëdhënësja.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›