E Diel, 1 Nëntor 2026

Kërkohet heqja nga tregu i "Eprex". Medikamenti shitet edhe në Shqipëri

LONDER- Kompania farmaceutike Johnson & Johnson (JNJ) ka bërë thirrje për të tërhequr nga tregu farmaceutik rreth 200 mijë kampione të medikamentit, kundër anemisë, “Eprex” të shpërndarë në 17 shtete. Mes këtyre shteve, është dhe Shqipëria.

Vendim për tërheqjen e medikamentit nga tregu farmaceutik është bërë pasi disa testime kanë zbuluar se disa porcione të medikamentit ishin më pak ose më shumë të fuqishëm seç duhet.

“Kompania JNJ beson se pjesa më e madhe e dozave me efekt të humbur tashmë janë konsumuar, pasi ato janë shpërndarë në treg shumë kohë më parë. Por se nuk ka pasur raportime për lëndime ndaj pacientëve” ka thënë Stefan Gijssels, zëdhënësi i kompanisë farmaceutike.

Ndërkohë që më pak se 6 300 doza të tilla ( në formën e shiringën), të cilat skadojnë në janar të 2012, mbeten ende në tregjet farmaceutik të 17 shteteve mes tyre dhe të Shqipërisë.

Gijssels ka thënë se “Kompania po bashkëpunon me autoritetet shtetërore të 17 shteteve për të tërhequr medikamentin nga tregu në mënyrë vullnetare, si masë paraprake e sigurisë.”

Rregullatorët e shëndetit kanë vendosur masa shtrënguese sa i përket përdorimit të medikamentit “Eprex”, i cili në SHBA është shitur me emrin “Procrit”. Eprex, transmetohet me injekson, është aprovuar për të rritur disa komponentë të gjakut duke shmangur në këtë mënyrë transfuzionin e gjakut në pacientë me veshka të dëmtuara. Medikamenti kryesisht përdorej për anemikët me sëmundje kronike të veshkave duke shmangur transfuzionin e gjakut.  Kompania raporton se në 2010, nga shitja e Eprex dhe Procrit janë përfituar gati 2 miliardë dollarë.

Shtetet të cilat janë këshilluar për të hequr nga tregu farmaceutik Eprex janë Kanada, Spanjë, Itali, Suedi, Rusi, Belgjikë, Portugali, Australi, Zelandë e Re, Shqipëri, Egjipt, Izrael, Tajvan, Francë, Britani, Gjermani, Irlandë.

Gjithashtu kompania ka ndërrmarrë një aksion për heqjen nga tregu farmaceutik i medikamentit për fëmijë dhe për të rritur, Tylenol, i cili gjendet në formën e lëngut në shishe. Gjithashtu kompania ka tërhequr dhe lentet e kontaktit, medikamente për mjekimin e skizofrenisë, dhe shumë produkte të tjera medicinale të dy viteve të fundit. Madje kompania u detyrua të prodhonte brenda kësaji kohe medikamentet nën mbikëqyrjen e qeverisë amerikane, raporton agjencia e lajmeve "Reuters".
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›