E Shtunë, 31 Tetor 2026

Altin Kore do të ekstradohet në SHBA, akuzohet për trafik droge

TIRANE-  Altin Kore do të ekstradohet drejt SHBA-së për tu gjykuar për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe armëbajtjes pa leje. 35 vjecari u arrestua më 27 qershor të këtij viti në Rinas, ndërsa vinte nga Turqia. Ka qenë sistemi TIMS që nuk lejoi të kalojë 34 vjeçarin e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet amerikane.

Sot Gjykata e Tiranës dha vendimin për lejimin e ekstradimit të tij drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në vitin 2008, Gjykata e Teksasit në Amerikë shpalli në kërkim ndërkombëtar 35-vjecarin, për trafikim lëndësh narkotike dhe armëbajtje pa leje.

Pas arrestimit në Tiranë, Gjykata dha masë e sigurisë burg me afat 60 ditë, deri në pritje të ekstradimit.

Emri i 35-vjecarit Altin Kore përmendej edhe në mediat amerikane pasi kishte bashkëpunuar me disa trafikantë meksikanë të karteleve të drogës dhe ishte i akuzuar për trafikun e drogës në Dallas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndërsa ndodhej në arrati.

Ai njihej si konsulent ekonomie e agjent burse dhe mësohet se jetonte në Dallas, në vendin që prej vitit 2007 është kthyer në trampolinën e kalimit të lëndës së kushtueshme drejt Europës, sidomos në Spanjë dhe Itali. Në vendin e Apenineve pritësit ishin njerëz të “Camorrës” dhe të “Ndragetës"
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›