LSI, Luan Rama: PS të lerë menjanë interesat politike, të kthehet te interesi evropian i shqiptarëve
Lëvizja Socialiste për Integrim i apelon sërish forcave politike, të bashkëpunojnë për përmbushjen e reformave për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Në një konferencë për shtyp sekretari i përgjithshëm i LSI-së Luan Rama u kërkoi partive politike të lënë mënjanë luftën politike dhe të angazhohen seriozisht në përmbushjen e atyre kritereve të cilat do të përshpejtojnë procesin e integrimit. “Ftoj të gjithë aktorët dhe faktorët e rëndësishëm politik të lënë mënjanë interesat e vogla të tyre dhe të dominohen nga interesat europiane të shqiptarëve. Shqipëria nuk ka nevojë për luftë politike apo për demagogji. Shqiptarët kanë nevojë për klimë bashkëpunimi, për konsessus të nevojshëm që lidhen me përmbushjen e këtyre reformave të rëndësishme”- tha më tej sekretari i përgjithshëm i LSI, Luan Rama.
...