E Shtunë, 31 Tetor 2026

METE e PNUD prezantojnë programin sensibilizues për ndryshimet klimatike

TIRANË- Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës me mbështetjen e programit të PNUD-it për ndryshimet klimatike prezantuan në plazhin e Durrësit fushatën ndërgjegjësuese me temë: ‘Energjia diellore e pastër dhe e ripërtëritshme, panelet diellore për ujë të ngrohtë.

Kostoja fillestare është e lartë, por përdorimi deri në 20 vjet i paneleve diellore, është ofertë shumë e mirë për të gjithë operatorët.

PNUD së fundmi ka propozuar edhe reduktimin në zero të taksës doganore dhe TVSH-së, për këto produkte të certifikuara në Europë.

Gjatë aktivitetit u prezantua, ‘dushi i lëvizshëm diellor’. Panelet diellore për ngrohjen e ujit të ekspozuara në diell gjatë ditës do të lidhen me dushet publike në plazhe me qellin që të sigurojë ujë të ngrohtë për të gjithë të interesuarit, shoqëruar kjo me informacionin e nevojshëm për përfitimet nga përdorimi i sistemeve të tilla veçanërisht gjatë sezonit të verës.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›