MASH: U shpërndanë 90% e teksteve

Librat shkollorë janë shpërndarë në të gjitha libraritë, konfirmojnë burime nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sipas të cilës, shpërndarja e teksteve llogaritet në masën e 90 %. Procesi i pajisjes së nxënësve me libra ka filluar që javën e parë të muajit gusht, me qëllim pajisjen deri në 14 shtator të të gjithë nxënësve me tekste.
Numri i përgjithshëm i teksteve është afërsisht 600. Për herë të parë, klasa e parë e gjimnazit do të punojë me program dhe tekste krejtësisht të reja, disa prej të cilave janë përkthime të teksteve të huaja nga shtëpitë botuese më të mira. Këtë vit do të subvencionohen librat shkollorë të arsimit të detyruar, dhe për familjet në asistencë shtetërore, edhe tekstet e arsimit të mesëm.