E Shtunë, 31 Tetor 2026

MASH: Viti i ri shkollor fillon me 15 shtator

Ministria e Arsimit ka nxjerrë udhëzimin për vitin shkollor 2008-2009. Ja kohëzgjatja e semestrave dhe pushimet gjatë vitit

Viti i ri shkollor do të fillojë me 15 shtator për gjithë sistemin parauniversitar. Ky është udhëzimi i Ministrisë së Arsimit e cila ka dhënë me detaje kohëzgjatjen e semestrave, vitit shkollor dhe pushimeve që do të bëjnë nxënësit gjatë vitit. Ndërsa regjistrimi i nxënësve në shkolla do të fillojnë këtë të hënë më datë 1 shtator 2008 dhe do të mbyllen në datën 12 shtator. Ndërkohë dikasteri i Arsimit bën të ditur se udhëzimi u është dërguar të gjitha drejtorive Arsimore Rajonale në vend dhe duhet të zbatohet me përpikëri nga të gjithë. Në këtë mënyrë viti i ri shkollor duket se kësaj here do të sjellë një risi pasi për herë të parë do të ketë klasë të 9-të. Ndërsa sa i takon gjimnazeve nuk do të presin vite të para pasi klasat e 8-ta do të vazhdojnë edhe një vit më shumë pranë shkollave të tyre. Ndërkohë në udhëzim bëhet e ditur se për klasat I - IX semestri i parë fillon më 15 shtator 2008 dhe mbaron më 30 janar 2009, ndërsa semestri i dytë fillon më 04 shkurt 2009 dhe mbaron më 12 qershor 2009. Sa i takon pushimeve që do të bëjnë klasat I-IX periudha e parë me fillon më 24 dhjetor 2008 dhe mbaron më 04 janar 2009, ndërsa periudha e dytë fillon më 31 janar 2009 dhe mbaron më 03 shkurt 2009.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›