Pedofili pranon vrasjen e Julianit, kerkime ne Sharre
Teksa pyetej per rrembimin dhe abuzimin me te miturin 10-vjecar, Ardian Prrenjasi nuk i ka rezistuar dot presionit dhe ka rrefyer nje tjeter ngjarje tronditese. Monstra maniak, qe mund te cilesohet si nje i dyshuar vrases serial pedofil, i tha oficereve te Komisariatit nr. 3 se ai ishte autori i rrembimit, abuzimit dhe me pas vrasjes dhe fshehjes se trupit te 11-vjecarit Julian Cela, djalit te nendrejtorit te Antiterrorit ne SHISH, Skender Cela. Ne fakt ka qene nje dinakeri hetimore ajo qe zbuloi kete krim te ndodhur me 30 nentor 2012, kur 45-vjecarit i eshte thene se jane gjetur prova ne banese dhe gjurme te femijes 11-vjecar. Kaq ka mjaftuar dhe Prrenjasi eshte zberthyer, por pa pranuar te tregoje per vendin ku ishin hedhur eshtrat e te miturit. “Po, une e mora ne shtepi dhe me pas vrava femijen 11-vjecar”, ka thene i dyshuari, duke befasuar oficeret dhe prokurorin. Burime te policise thane se ne fshehjen e trupit kane ndihmuar rrethanat se Prrenjasi ishte punonjes i pastrimit ne Laprake. “E kam vrare Julian Celen qe diten qe e rrembeva me 30 nentor, pasi sapo e futa ne shtepi filloi duke bertitur. Nuk e njihja me pare, por e futa ne shtepi pasi i thashe te me blinte nje pakete cigare. Trupin e kam mbeshtjelle me nje batanije dhe e kam hedhur ne koshin e plehrave prane shtepise ne nje kohe, kur erdhi makina e grumbullimit. Kam qendruar ne kembe ne cep te rruges dhe kam pare kur makina mori koshin ku kisha hedhur kufomen dhe e hodhi ne karrocerine e saj. Me pas kam hyre i qete ne shtepi”, eshte shprehur mostra, duke lene te kuptohet se trupi eshte hedhur ne Sharre. Menjehere forca te shumta jane nisur drejt vendit dhe ka vijuar kerkimet ne mbeturinat qe hidhen perdite, me shprese per te gjetur gjurme te femijes. Kerkimet u nderprene ne mbremje vone per shkak te erresires. Ne komisariat ka mberritur edhe drejtori i Policise se Tiranes, Bernard Caushaj, drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Hysni Burgaj dhe prinderit e Julian Celes. Vete Burgaj konfirmoi pas hetimeve te para ne oret e mbremjes, se Prrenjasi nuk eshte vetem autor i rrembimit dhe abuzimit seksual me 10-vjecarin Cani, por edhe i rrembimit, abuzimit dhe me pas vrasjes se Julian Celes. “Jane gjetur mbetje biologjike, gjurme gjaku dhe shenja te tjera qe dyshohet se i perkasin femijes 11-vjecar te zhdukur ne muajin tetor”, thane burime te policise. Duke njohur edhe te kaluaren e Prrenjasit si nje maniak seksual, me precedentin e vitit 2008 ne kryeqytet dhe denimin me gjobe, besohet se ai eshte autor edhe i krimeve te tjera gjate kesaj kohe. Gjithashtu dyshohet se ka nje bashkepunetore, gruan me te cilen bashkejetonte dhe qe eshte shpallur ne kerkim. Krimi mendohet se eshte bere me nje thike buke. Me gjithe kerkimet e shumta te policise, askujt nuk i ka shkuar ndermend tek 45-vjecari qe dyshohej se ka qene me precedente ne Greqi, i divorcuar nga bashkeshortja ne 2006, me tre femije, i denuar ne 2008 nga gjykata me vendim qesharak per heqje lirie dhe ngacmim te nje tjeter femije. Ende i pashpjegueshem fakti se si policia e kryeqytetit nuk verifikoi te gjithe personat me precedente penale ne kete fushe. Prrenjasi akuzohet per “rrembim personi”, “abuzime seksuale me te mitur”, “vrasje ne rrethana te cilesuara”.
Bernard Caushaj:“Prrenjasi tentoi te arratisej, me thike e litar”
Policia e Tiranes doli mbreme ne nje konference per shtyp, duke konfirmuar perfundimin e operacionit per lirimin e femijes se rrembyer dhe hetimet se i arrestuari eshte autor i vrasjes se nje tjeter femije, Julian Celes. Drejtori Bernard Caushaj tha se zbulimi u be nga verifikimet e personave me precedente te meparshem penale ne abuzim me femije. “Nga keto informacione rezultoi se Adrian Prrenjasi, 45 vjec, me banim ne Laprake, kishte dhe me pare te dhena per abuzim seksual me te mitur”, tha ai. Menjehere eshte nderhyre ne banese. “Aty u gjet femija dhe vete Prrenjasi, qe beri perpjekje per t’u arratisur”, tha Caushaj. Si prove materiale u gjet nje litar ne forme laku dhe thika me te cilen i bente presion. “Por Prrenjasi dyshohet dhe ka prova te mjaftueshme dhe te pakontestueshme, se eshte autor i vrasjes dhe me pas zhdukjes se trupit te te miturit Julian Cela, me date 30 nentor 2012”, konfirmoi Caushaj.
Burgaj:“Shpetuam nje tjeter femije nga duart e monstres”
Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit ndjek nga afer hetimet qe kryhen per pedofilin monster te dyshuar, Ardian Prrenjasi. Pasi ka shkuar ne Komisariatin nr. 3 dhe me pas per ngushellime ne familjen e nendrejtorit te SHISH, Skender Cela, Hysni Burgaj ka bere ngushellime. Me tej ai konfirmoi se 45-vjecari ka pranuar se eshte autori i rrembimit, abuzimit seksual dhe me pas vrasjes se Julian Celes, femijes 11-vjecar te zhdukur qe prej dates 30 nentor te vitit 2012. “Policia veproi shpejt dhe shpetoi nga vrasja nje tjeter femije nga duart e monstres. Ardian Prrenjasi eshte autori i dyshuar i vrasjes se Julian Celes”, tha Burgaj, duke konfirmuar kerkimet e trupit.