Topalli: Ne 23 qershor do ndeshkohet bllokimi
Partia Demokratike jo vetem qe eshte e bindur se do te fitoje nje mandat te trete ne zgjedhjet e 23 qershorit, por shton se rezultati me spektakolar do te jete ne Qarkun e Fierit. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, tha dje se nje gje e tille do te ndodhe, pasi Rama dhe opozita e perdoren kete qark si nje pretekst antievropian. “Rezultati me spektakolar ka per te qene ne Fier. Nuk mund te perdoresh Fierin si pretekst anti-evropian, jo vetem per ndryshimet, por thelbesisht per ate qe synojme te bejme, nje Shqiperi me rroga ku e arsimtarit shkon ne 700 dollare”, - theksoi kryetarja e Kuvendit. Sipas Topallit, shqiptaret do te votojne ne 23 qershor per maxhorancen, pasi jane te interesuar per rroga me te larta, per pensione per te vazhduar rritjen e punesimit, nje jete me te mire dhe integrimin e vendit ne Bashkimin Evropian. Ky realitet sipas zonjes Topalli i jep kuptim asaj cfare Sekretarja Amerikane Shtetit tha ne Parlamentin shqiptar, qe nese doni te shikoni nje demokraci ne zhvillim, ejani dhe vizitoni Shqiperine. “Dhe kur e thote nje Sekretare Shteti merret e mireqene. Ka thene substancen e gjykimit per Shqiperine”, - shtoi Topalli. Duke u ndalur edhe tek puna e Kuvendit, ne prag te celjes se fushates elektorale, Topalli tha se ndonese Parlamenti po shkon drejt mbylljes, puna nuk eshte ngadalesuar. “Kur parlamenti shkon drejt mbylljes, puna ne parlament ngadalesohet, por tani eshte e kunderta. Ne axhenden e parlamentit kemi disa reforma shume te guximshme qe kane ne qender dhe fokus te tyre, qytetarin shqiptar”, - shpjegoi kryetarja e Kuvendit. Sipas saj, programi i maxhorances preket cdo dite nga qytetaret dhe axhenda e ardhshme eshte akoma me ambicioze per nje Shqiperi te zhvilluar dhe evropiane. “Axhenda e ardhshme eshte ambicioze, e Shqiperise se zhvilluar dhe asaj evropiane, bashke mbajme vulen e reformatoreve ne nje vend qe ka bere rrugen me te gjate ne kohen me te shkurter, nga vendi i bunkereve ne vendin e NATO-s, vendi ku ekonomia nuk eshte ne recesion dhe ku qytetaret me guxim te shohin para”, - theksoi kryeparlamentarja. Ajo u sigurua te sqaroje se ne programin e PD-se, nuk ka asnje kopjim programi te opozites, sikunder socialistet pretendojne. “Sa per pjesen e kopjimit, nuk do i referohesha kopjes se dores se kryetarit te PS-se. Me 23 qershor shqiptaret do votojne me vetedije te thelle shoqerore, duke menduar ku ishin dhe ku jane dhe duke projektuar veten perpara. Me vetedije te thelle shoqerore per te gjithe ata qe nuk kane bere detyren e tyre patriotike, per te gjithe ato qe perpiqen te ngrene mure te paqena”, - shtoi ajo.