Socialistet kunder Rames: Duam deputete vendali
Pas debateve me deputetet socialiste per listat e kandidateve edhe baza socialiste ka shperthyer ne revolte kunder emerimeve nga larte te deputeteve nga kreu i PS-se, Edi Rama. Jane pikerisht socialistet e Bulqizes, qe nje dite pas perplasjes me Ramen, per caktimin e Shkelqim Canit si kandidat per deputet, shprehen hapur: “Duam deputete vendali dhe jo Shkelqim Canin”. “Jo vetem zona jone, por edhe zona e Gollobordes, e Martaneshit jane unanimisht qe kandidati per deputete te jete vendali”, u shprehet nje prej anetareve te PS-se, pjesemarres ne takimin e dy diteve me pare, ku u shpreh hapur pakenaqesia ndaj Rames. Ndersa nje tjeter anetar i PS-se shprehet se kane perkrahur Ardit Kajen si kandidat, sepse eshte me afer bazes socialiste. “Ne kemi njeriun tone qe duhet te na perfaqesoje. Nga Dibra e Poshtme, zona jone mbetet pa perfaqesues. Rama te mendohet mire dhe te sjelle deputetin qe duhet ketu”, shprehet ai. Ndersa Fehmi Cami, kryetar i PS ne komunen Gorice, shprehet se votuesit duan gjithmone qe kandidati qe do te jete ketu te jete perfaqesues i tyre. “Populli ka gjithmone deshire qe te kete nje perfaqesues te tijin. Kaja ka qene gjithmone ketu dhe ka kontribuar tamam dhe gjithe zona ate e deshiron dhe duhet te ishte patjeter”, shprehet Fehmi Cami. Prezantimi i Shkelqim Canit jo vetem tregoi qendrimin e PS-se ne lidhje me proceduren e perzgjedhjes se kandidateve, por replikat me Ramen, sic thone vet socialistet e bene te njohin me mire karakterin e kreut te PS. “Sall u ngrit thuajse e gjithe dhe kerkonte me force me brohoritje dhe me duartrokitje Ardit Kajen dhe jo Shkelqim Canin. Ne keto momente, kreu i PS-se Edi Rama ju drejtua nje kryetari te FRESSH, shume simpatizant i PS dhe shume aktivist i PS-se qe po fliste dhe i preu fjalen. Ne keto momente kam nderhyre dhe kam debatuar drejtperdrejte me kreun e PS-se”, shprehet Fehmi Cami. Sipas Partise Socialiste kandidatura e Canit u kundershtua nga 6-7 socialiste, mbeshtetes te ish-deputetit Ardit Kaja, i cili ka qene dhe drejtues i Inspektoratit Ndertimor ne kohen qe bashkia drejtohej nga Rama. Por socialistet e pranishem ne salle thone se ishin mbi 200 vete. “Ishin mbi 200 veta qe kerkuan kandidimin e Kajes. Ne kete moment, Rama kerkoi qe te largohej nga salla me gjithe kryesi ose te largohen te tjeret”, thote Cami. Por socialistet e Bulqizes shkojne edhe me tej. Ata thone se Rama po vendos kandidatet qe do ai vet per te pergatitur vjedhjen e Bulqizes. “Edi Rama ka shmangur ne menyre absolute masen e simpatizanteve dhe votuesve dhe ka vendosur vetveten. Ka vendosur te vetet per te pergatitur zgjidhen e njerezve te tjere. Per mua, po pergatit planin per te pergatitur vjedhje te tjera ne Bulqize”, shprehet nje prej perfaqesuesve te PS-se ne qytetin e Bulqizes.
Debati
Dy dite me pare, ne takimin e zhvilluar ne Bulqize, rreth 200 anetare te PS-se kundershtuan vendosjen e Shkelqim Canit si kandidat per deputete. Kryesocialisti Rama ka kerkuar nxjerrjen jashte te anetareve dhe simpatizanteve qe kerkuan kandidimin e Ardit Kajes dhe Debati i zhvilluar ne Pallatin e Sportit eshte regjistruar nga vet anetaret e PS-se te cilet e kane vene ne dispozicion te mediat.
Debati i Rames me te rinjte e Bulqizes pas prezantimit te Shkelqim Canit
Kandidati i PS-se per Dibren Shkelqim Cami nis fjalimin
Thirrje nga salla: Ik ik ik ik ik ik ik ik ik
Cami: Cfare e dallon te majten nga e djathta.....
Brohoritje nga salla: Duam Ardit Kajen, Ardit Kaja,
Nderhyn Edi Rama: Ti aty cohu (i drejtohet nje te riu ne salle) dil jashte ik, cohu dil jashte. Kjo eshte Partia Socialiste nuk eshte stalle, cohu dil jashte, cohu, tani, tani cohu dil jashte. O cohesh ti, o ikim ne dakord, zgjith e merr!
I riu: Ikni ju
Rama: Jo mo jo, te cohesh vete, cohu dil jashte. Cohu dil jashte po te them kaq. Hajde, ti do dalesh jashte. Cvohu dil jashte po te them. Nuk ben vaki ne Partine Socialiste me i bere uhu uhu uuuu dikujt qe flet. Kjo eshte hera e pare dhe kjo nuk duhet te perseritet me. Ti do dalesh jashte, ik cohu. Ti dhe kush perkrah xhestin tat nuk ka vend ne Partine Socialiste. Cohu tani dil jashte po te them, ty po te them
I riu: Shoku Kryetar ..
Rama: Jo jo s’ka shoku kryetar, jo jo nuk kame mos e zgjat me. Ne kete salle, ta shpjegoj une, te lutem shume, cohu ketu mos na krijo probleme. Hajde cohu dhe dil jashte. Dil sic dilet nga klasa kur sillesh keq ik, ik, ik. Dil jashte dakord. Hajde cohu dil jashte, uhu huuu uhuuu ketu nuk behet. Nuk ndodh ne Partine Socialiste. Vazhdo dil jashte ti dhe kush eshte dakord me xhestin tend.
I riu: Te dal jashte ?!
Rama: Ti po nje here, mos krijo probleme kot cohu dil jashte, mos i hap vetes probleme kot. Edhe nje here po te them.
I riu: Sdua te dal.
Rama: Si s’del! Nuk del jashte?
Salla: Hajde dalim te gjithe.
Rama: Po patjeter.
Salla brohoritje: Hajde dalim te gjithe.
Rama: Kush te dali le te dali. Hajde, hajde dilni. Edhe nje here po ju them, ne Partine Socialiste nuk ka te bertitura. Perjashta!
Rama: Me ty djale e kam, dil jashte.
(Nje i ri nga salla qe ben yyyyy).
Rama: yyyyyyy ne Partine Socialiste si me qene ne stalle lopesh.
Nje i ri tjeter: Si ?
Rama: Ti djale dil, sallen e kemi marre per te bere takim per programin jo per te bere uhu uuu. Edhe nje here po e them ne nuk kemi ardhur ketu te degjojme uhuu nga askush.
Rama: Ulu aty dhe kush ka deshire te degjoj te rri.
Rama: Prishje e takimit ne Partine Socialiste nuk ka bere vaki dhe nuk do bej vaki, sepse nuk e prish njeri Partine Socialiste. Prishje te takimit te Partise Socialiste nuk e prish njeri. Une kam ardhur ketu te degjoj nje njeri te nderuar atje.
Qytetaret: Nuk duam kete njeri
Rama: Nuk eshte as shqiptare as bulqizake, nuk eshte as njerezore nuk eshte asgje pervecse rrugaceri e papranueshme ne Partine Socialiste. Nuk i behet respekt atyre me uhuh, ashtu si kunder, duhet bere respekt te gjithe ketyre grave ketyre vajzave.
(Ne salle ka fishkellima dhe brohoritje )
Rama: Lerini fishkellimat, ti nuk ke faj qe te kane lene pa shkolle. Nuk eshte faji yt dhe nuk ke pse mshifesh, ty te kane lene pa shkolle, dhe ti duhet te shprehesh ndjenjat si zogjte. Leri fishkellimat dhe degjo pak me shume baben dhe nenen ne shtepi dhe meso si duhet te flasesh dhe te sillesh me nje vend ku ka me te medhenj se ty, se si duhet te qendrosh ne nje vend ku ka gra dhe vajza qe jane motrat dhe nenat tuaja dhe nuk mundet te behen deshmitare te dhunes verbale. Keto fjale duhet ti degjojne ata qe sot bene nje gabim, nuk ka rendesi njerez jemi gabojme.