MASH licencon 7 universitete të reja në Shqipëri
Autori i Lajmit: red.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës jep firmën për licencimin e 7 universiteteve të reja private. Gjatë analizës 7-mujore, Fatos Beja, premtoi se për arsimin 9-vjeçar, këtë vit shkollor do të ketë më shumë mësues. Ministri i Arsimit dhe i Shkencës, Fatos Beja, zhvilloi sot analizën 7-mujore të dikasterit që ai drejton. Beja tha se në këtë 7-mujor janë realizuar objektivat primare, duke vlerësuar kështu pozitivisht punën e paraardhësit të tij, Genc Pollo, aktualisht në postin e zëvendëskryeministrit. Beja shtoi se Ministria do të angazhohet në përmirësimin e sistemit arsimor. Gjatë analizës, Fatos Beja informoi se 7 universitete të reja private janë licencuar dhe se procedura e licencimit ishte brenda të gjitha kritereve. Ministri premtoi se, në kuadër të ndryshimeve, në sistemin arsimor bazë do të ketë më shumë mësues për shkollat 9-vjeçare. Nevoja për më shumë mësues dhe më shumë ambiente shkollore, u shfaq pasi sistemi arsimor bazë u kthye në 9-vjeçar. Ministri shtoi se shpërndarja e librave ishte kryer brenda afatit.
Beja: “Më 15 shtator të gjithë nxënësit me libra”
Nxënësit në ditën e parë të shkollës, më 15 shtator, do të kenë në duar të gjitha tekstet shkollore, garantoi të premten, gjatë një prononcimi për mediat, ministri i Arsimit dhe i Shkencës, Fatos Beja. Duke e cilësuar shpërndarjen e librave shkollorë si sfidën e parë pas marrjes së postit si ministër i Arsimit, Beja tha se “nëpër librari nuk ka radhë dhe vështirësi në blerjen e teksteve”. Ministri bëri të njohur se në sajë të masave të marra këtë vit, katër javë përpara fillimit të vitit shkollor, 36 librari të Tiranës janë furnizuar me mbi 405 tituj tekstesh nga mbi 30 shtëpi botuese. Në çdo shkollë është shpallur lista e teksteve për çdo klasë me tekstet alternative të zgjedhura prej shkollës si dhe emri i librarisë, ku do të furnizohet me këto libra. Beja rikujtoi të gjithë blerësit që të marrin faturën tatimore nga shitësi për ato libra që blen, me çmimin e afishuar në kopertinë, në mënyrë që të përfitojë nga kompensimi prej 310 milionë lekësh që qeveria ka vënë në dispozicion të nxënësve të shkollave publike e private të arsimit bazë.
Beja: “Asnjë mësues nuk do të pushohet nga puna”
Reforma nuk do të çojë asnjë në shtëpi, fondi i pagave për arsimtarët çdo vit është rritur me 12%
Asnjë mësues nuk do të humbasë vendin e punës si pasojë e ndryshimit të sistemit arsimor nga 8-vjeçar në 9-vjeçar, që do të aplikohet për herë të parë gjatë këtij viti shkollor. Ministri i Arsimit dhe i Shkencës, Fatos Beja, gjatë analizës 7-mujore të këtij dikasteri që u zhvillua të premten, vlerësoi se gjatë kësaj periudhe është punuar me efektivitet për realizimin e reformës në arsimin bazë dhe të mesëm. Beja theksoi se “pavarësisht ndryshimeve në sistemin arsimor nga 8-vjeçar në 9-vjeçar, asnjë arsimtar nuk do të largohet nga vendi i punës dhe numri i mësuesve që do të preken nga ndryshimi i sistemit arsimor, duke kaluar nga gjimnazet në shkollat bazë, do të jetë shumë i vogël”. Reforma që po ndërmerret në këtë sistem arsimor ka bërë të nevojshme që në klasën IX mësimdhënia të kryhet nga mësues të gjimnazeve. Këta arsimtarë që do të kalojnë në arsimin bazë, do të paguhen në masën e rrogave që marrin arsimtarët e shkollave 9-vjeçare. Bazuar në treguesit e pagave të mësuesve për shtatë muajt e këtij viti, Beja informoi se fondi i rrogave dhe sigurimeve shoqërore është rritur me 11% krahasuar me një vit më parë. “Kjo tregon se duke filluar nga viti 2005, fondi i pagave është rritur çdo vit 12%, duke siguruar këtë vit një rritje rreth 80% të pagës së punonjësve në arsimin parauniversitar”, - tha Beja, duke shtuar se me përparësi janë rritur rrogat e drejtuesve të shkollave dhe mësuesve të matematikës, fizikës dhe informatikës. Sipas të dhënave të DAR, në shkollat publike parauniversitare të Tiranës janë të punësuar mbi 4 mijë mësues.
Ky lajm është publikuar: 06/09/2008