Shtrenjtohet pjata në konvikte e çerdhe
Autori i Lajmit: red.
Shqiptarët mund të hanë shumë, por ushqehen keq. Një udhëzim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Organizatës Botërore të Ushqimit do të ndryshojë dietën e ushqimit për të gjitha çerdhet, kopshtet dhe shkollat me konvikte. Qëllimi i udhëzimit është përmirësimi i gjendjes, pasi deri më tani fëmijët janë kequshqyer duke marrë më pak kalori sesa nevojiten. Shoqëria jonë ndodhet midis dy paradokseve: një kategori e mirë është e përfshirë në kequshqyerjen “afrikane”, dhe kjo ndodh në institucionet shtetërore, aty ku shumica e prindërve u besojnë fëmijët e tyre specialistëve të shëndetit publik. Ndërkohë që kategoria tjetër është ajo që ha shumë dhe nuk di se çfarë i bën mirë shëndetit, janë këta që shkojnë në obezitet. Menjëherë pas paraqitjes së raportit në Ministrinë e Shëndetësisë, ka ardhur një reagim që jo vetëm që nuk e përgënjeshtron mungesën e kalorive të nevojshme në kopshte, çerdhe apo konvikte, por ka vendosur të ndryshojë ditën aktuale. Sipas drejtorit të Shëndetit Publik në Ministrinë e Shëndetësisë, Gazmend Bejtja, nga kequshqyerja është vënë re një rritje e numrit të fëmijëve obezë në Shqipëri. Por përveç kësaj, kequshqyerja, sasia e paktë apo teprica, ndikojnë negativisht në shëndetin e njerëzve. “Pasojat e kequshqyerjes sjellin peshë të vogël në një moshë të vogël dhe më pas në moshat e mëdha zhvillohet edhe obeziteti”, - u shpreh Bejtja. Udhëzuesi dietik do të rrisë kostot për ushqime në çerdhe, kopshte dhe shkolla dhe kjo mund të rrisë edhe tarifat mujore që paguhen nga prindërit. Udhëzuesi dietik i përgatitur në bashkëpunim me Ministrinë e Ushqimit do t i rekomandohet të gjithë popullatës me qëllim pakësimin e sëmundshmërisë akute me origjinë ushqimore dhe nga uji, si dhe sëmundjet kronike në të ardhmen si hipertensioni, sëmundjet kardiovaskulare, diabeti, kanceri e të tjera.
Ky lajm është publikuar: 06/09/2008