E Shtunë, 31 Tetor 2026

MASH mban peng fondet për shkollat e Beratit, mësimi në stalla

Lënia në mes e investimit për ndërtimin e një shkolle në fshatin Mbrakull të Beratit ka bërë që prej disa muajsh fëmijët e shkollës 9-vjeçare të bëjnë mësim në një ambient përdorur dikur nga kooperativat bujqësore për magazinimin e prodhimeve bujqësore por edhe për mbajtjen e bagëtisë.

Tani ambientet e saj përdoren si klasa. Zyrtarët e komunës ia hedhin fajin Ministrisë së Arsimit. Kjo Ministri ka dhënë një fond prej 12 milionë lekësh për ndërtimin e shkollës së re por nuk ka lëvruar gjithë fondin. Mosfunksionimi i mirë i marrëdhënieve mes komunës dhe institucionit që menaxhon arsimin po rëndon direkt mbi fëmijët e këtij fshati. Problemi ka të bëjë direkt me higjienën e fëmijëve të vegjël të cilët janë të predispozuar të preken nga ndonjë sëmundje infektive megjithëse ambientet janë të pastruara. Edhe një vit më parë ky problem ka qenë prezent edhe në një zonë tjetër të rrethit të Beratit ku fëmijët e vegjël kanë qenë të detyruar të qëndronin për të orë të tëra në ambientet që më parë kanë shërbyer si stalla për kafshë të ndryshme. Dhe pse një vit më parë janë akorduar fondet për ndërtimin e shkollës së fshatit Hing, në rrethin e Beratit vonesat në procedura kanë bërë që dhe për këtë vit të ri shkollor mësimi të nis në ambientet e ish një stalle. Që prej dy muajsh Ministria e Arsimit ka akorduar fondin për ndërtimin e shkollës së re të fshatit Hing. Dhe për këtë vit të ri shkollor 250 nxënësit dhe stafi pedagogjik i saj janë detyruar të zhvillojnë mësimin në ambientet e ish një stalle që i është marrë me qera pronarit. Në kushte aspak të favorshme, ku ambientet janë të pamjaftueshme dhe energjia elektrike mungon dhe në ditët me vranësira zhvillimi i mësimit bëhet thuajse i pamundur plotë 250 nxënësit e arsimit nëntë vjeçar kanë nisur të Vendimin për zhvillimin e mësimit në këto ambiente e mori një vit më parë Drejtoria Arsimore në Berat. Shkolla ku kryenin mësimin nxënësit rrezikonte të shembej dhe në këto kushte u vendos që përkohësisht mësimi të kryej në ambientet e një stalle të marrë me qera. Në të njëjtin ambient ku mbyllën vitin shkollor nxënësit janë ulur në banka dhe për këtë vit të ri shkollor.

Last Updated on E Premte, 16 Prill 2010 20:42

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›