Nënë Tereza midis qiellores dhe tokësores, në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë
më të admiruar se Nënë Tereza. Në portretet e Pacit, shihet shpirti i madh i humanistes Nënë Tereza, që simbolizon karakterin e fortë të genit shqiptar, u shpreh Topalli. Kryetarja e Kuvendit vlerësoi dhe një koeçidencën ku zhvillohej ceremonia e hapjes së ekspozitës. Ajo që është më e veçanta në këtë aktivitet është salla, në të cilën bëhet. Është salla ku u mor vendimi që Nënë Tereza të mos lejohej të vinte në Shqipëri dhe është salla, ku u mor vendimi që të mos përmendej emri i Nënë Terezës, u shpreh Kryetarja e Kuvendit. Piktori i njohur Gojvalin Paci, me një mjeshtëri unike sjell figurën e Nënë Terezës në gjininë e portretit në 80 punime, në teknikat akrilikut, mix, akuarelë dhe kompozime në telajo. Të pranishëm në ekspozitë kanë qenë emra të njohur të botës së artit dhe kulturës, përfaqësues të trupit diplomatik, dhe intelektualë të tjerë.
Last Updated on E Premte, 16 Prill 2010 20:13