MASH mban peng pagesat e mësuesve që korrigjuan testet e maturës
14/03/2012 Qindra mësues në pritje për pagimin e orëve të shpenzuara
Ministria e Arsimit mban peng prej një viti pagesat e mësuesve që u angazhuan në vlerësimin e provimeve të maturës gjatë vitit 2011. Ndonëse ka kaluar kaq shumë kohë, pothuajse të gjithë arsimtarët e përfshirë në korrigjimin e testeve të detyruara dhe atyre me zgjedhje nuk janë shpërblyer me pagesat përkatëse, sikundër e përcakton rregullorja e provimeve të maturës. Qindra mësues që janë përfshirë në këtë proces korrigjimi vijojnë të mbeten në pritje të pagesave për orët e punës që kanë shpenzuar gjatë qershorit të vitit të shkuar për vlerësimin e këtyre testeve. Ndonëse janë ankuar pranë strukturave të drejtorive arsimore, ata nuk kanë mundur të sigurojnë një përgjigje se kur do të marrin pagesat që u takojnë për punën e bërë në vlerësimin e testeve të maturës për rreth dhjetë ditë me radhë. Pavarësisht se ka kaluar gjithë kjo kohë, burime pranë dikasterit të arsimit bëjnë me dije se nuk janë ende në gjendje për të dhënë një përgjigje se kur do të kalojnë fondet për pagesat e këtyre mësuesve. Gjithashtu pagesat nuk janë ndarë as për ekspertët që janë angazhuar me ditë të tëra në hartimin e bankës së pyetjeve, nga të cilat merren edhe pyetjet përfundimtare që bien në provimet e maturës. Mbi 40 mijë është numri i testeve të vlerësuara prej tyre për secilën nga lëndët e provimeve të zhvilluara. Kundrejt këtij ngërçi të krijuar shumë prej mësuesve kanë vendosur që gjatë maturës së 2012-s të sabotojnë pjesëmarrjen në procesin e korrigjimit të testeve (të cilat parashikohen të jenë më të shumta në numër për shkak të shtimit të lëndëve që jepen si provime me zgjedhje).