Topi: Berishen do e marr prej dore ti mesoj Tiranen
14/03/2012 Topi apel Berishës: Mos u fut më tej te familja ime
Sulmet e mazhorancës nuk i bëjnë përshtypje Presidentit të Republikës, pasi sipas tij ato nuk kanë asnjë efekt kur ngjitesh në një shkallë të tillë. Në intervistën e djeshme në emisionin “A Show”, kreu i shtetit u është përgjigjur akuzave të kreut të qeverisë. “Dhe unë e di që ai është bërë shumë humorist kohët e fundit, dhe pa dyshim që gjëja më e dhimbshme është kur të gjithë në kor fillojnë të qeshin nga shakatë, që më kujtojnë personazhin e famshëm të Revolucionit Kulturor kinez: Lej Fenin”, - tha Topi. Sipas tij, “kur një gazetë e nderuar, si “Rilindja demokratike” vendos në gojën e saj falsitete për të denigruar familjen Topi, atëherë mund t’i them këtij njeriu: “Stop! Mos u fut më tej te familjet, sepse është bërë zakon që në të gjithë fjalorin e tij të futet nëpër familje, bën diversion midis burrit dhe gruas, midis motrave, midis vëllezërve!” – tha Topi.
Berisha paralajmëron verifikimin e pronave bujqësore të Topit
Kryeministri Berisha ka lëshuar akuza për mashtrim për përftim pronash të paluajtshme Presidentin e Republikës Bamir Topin. Referuar akuzave të fundit të kreut të shtetit për moszgjidhjen e problematikës së pronës nga qeveria shqiptare, Berisha tha se ata që kanë mashtruar me pronën kanë bërë një gabim fatal. Ndërkohë ai premtoi se qeveria do të ndërmarrë në vazhdimësi vendime që përmirësojnë kuadrin ligjor për t’i dhënë përgjigjen më të shpejtë dhe më të drejtë problematikës së pronave. “Atyre që në mënyrën më sipërfaqësore injorojnë këto arritje, të errësuar nga pronat që kanë marrë si kooperativistë, u them të mos mërziten nga aktet ligjore dhe nënligjore të qeverisë dhe se askush nuk duhet të mërzitet nëse e ka bërë veten kooperativist për të marrë prona. Ka bërë në këtë mënyrë një gabim fatal ai që ka mashtruar me dokumente ose pa dokumente për një gjë të tillë”, - tha Kryeministri në mbledhjen e qeverisë. Kreu i qeverisë paralajmëroi verifikimin e të gjithë titujve të pronësisë së lëshuar për tokat bujqësore në të gjithë territorin e Shqipërisë. “Ligji i dytë është përsëri për pronën: ‘Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore’, i ndryshuar. Edhe kjo është e domosdoshme. Del dikush dhe krijon kooperativë bujqësore në qendër të Tiranës. Ky ligj u jep një përgjigje të shkëlqyer disa problemeve të mbetura nga vitet e mëparshme, disa probleme më specifike për disa ferma dhe zona të tjera të veçanta”, - vijoi ai. “Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore” është ligji i tretë që pëson ndryshime.