Qeveria ndryshon mënyrën e vlerësimit të pronës
14/03/2012 Nëse deri tani ky proces realizohej nga një grup ekspertësh që caktohej nga AKPP-ja, tashmë do të realizohet sipas parimeve të përgjithshme mbi pasuritë
Albana Lika
Me synim harmonizimin me tregun të të gjithë qëndrimit ndaj çmimit të tokës, qeveria shqiptare ka vendosur ndryshimin e mënyrës së vlerësimit të pronës që kompensohet. Nëse deri tani ky proces realizohej nga një grup ekspertësh që caktohej nga AKPP-ja me propozim të Ministrisë së Drejtësisë, vlerësimi do të realizohet sipas parimeve të përgjithshme mbi pasuritë e paluajtshme. Ndryshimet që prekin ligjin “Për kthimin dhe kompensimin e pronës” parashikojnë gjithashtu shtyrjen e afatit për procesin e njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronave të paluajtshme deri në prill të vitit të ardhshëm.
Vlerësimi i pronës
Sipas projektligjit të propozuar në Këshillin e Ministrave gjatë mbledhjes të tij, vlerësimi i pronës do të bëhet në përputhje me parimet e përgjithshme të vlerësimit të pasurive të paluajtshme, bazuar në vlerën e tregut sipas standardeve ndërkombëtare të vlerësimit të pasurisë së paluajtshme, llojin e pasurisë dhe qëllimin e përdorimit të saj. Procesit të vlerësimit të pronës sipas përcaktimit të mësipërm i nënshtrohen toka dhe objektet ndërtimore. Në kategorinë e tokës përfshihen toka bujqësore, toka pyjore, pyje, livadhe dhe kullota, truall i përdorur për qëllime publike, tregtare, industriale apo qëllime të tjera ndërtimi. Metodologjia dhe kriteret për vlerësimin e pronës miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Metodologjia synon vlerësimin e pasurisë së paluajtshme bazuar në vlerën e tregut sipas standardeve ndërkombëtare të vlerësimit të pasurisë së paluajtshme. Vlerësimi i pasurive të paluajtshme sipas kësaj metodike do të bëhet bazuar në elementet e mëposhtme: çmimin e tregut, llojin e pasurisë së paluajtshme, qëllimin e përdorimit të pasurisë së paluajtshme. Treguesit bazë të vlerës së pasurisë së paluajtshme do të përcaktohen dhe do të miratohen të veçanta për tokën, ndërtesat dhe strukturat inxhinierike. Vlera e pasurisë së paluajtshme do të llogaritet si një shumë e vlerave të një njësie, objekti ndërtimor/struktura inxhinierike dhe tokës mbi të cilën ngrihet kjo e fundit, të cilat do të formojnë një pasuri të veçantë të paluajtshme. Këshilli i Ministrave përcakton institucionin përgjegjës për krijimin e bazës së të dhënave shtetërore të vlerësimit të pasurisë së paluajtshme dhe për administrimin e saj.
Afatet
Procesi i njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronave të paluajtshme përfundon më datën 30.04.2013, ndërkohë që ligji aktual parashikon 31 dhjetorin e 2011. Në të njëjtën datë parashikohet të miratohet nga Këshilli i Ministrave fondi i pronave-pasuri e paluajtshme shtetërore që vihen në dispozicion për kompensim fizik.
Rihapet afati
Qeveria ka rihapur procesin e njohjes së pronës, duke u dhënë mundësi të gjithë qytetarëve për të paraqitur pranë Agjencisë së Pronave kërkesat e tyre me dokumentet shoqëruese për të fituar të drejtën e pronës. Në mbledhjen e qeverisë u miratuan ndryshimet ligjore që shtyjnë edhe një vit afatin për paraqitjen e dosjeve. “Procesi i njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronave të paluajtshme përfundon më datën 30.04.2013”, - thuhet në projekt.
Struktura e re
Për t’i dhënë sa më parë zgjidhje çështjes së pronës, projekti parashikon ngritjen dhe funksionimin e Drejtorisë së Koordinimit. Ajo do të jetë nën varësinë e Ministrinë e Drejtësisë dhe do të japë mendim të specializuar për çdo akt që rregullon çështje që lidhen me të drejtat e pronësisë. Po ashtu ajo do të përgatisë dhe realizojë politikat dhe veprimtaritë që lidhen me hartimin e studimeve në fushën e legjislacionit për të drejtën e pronësisë.
Fondi i pronave
Përveç fondit financiar të kompensimit, sipas nenit 23 të ligjit krijohet fondi i pasurive të paluajtshme për kompensim fizik. Brenda datës 30.04.2013 Këshilli i Ministrave miraton fondin e pronave pasuri të paluajtshme shtetërore që vihen në dispozicion për kompensim fizik, sipas shkronjave “a”, “a/1” dhe “b” të nenit 11 të këtij ligji, si dhe mënyrat e vendosjes së këtij fondi në dispozicion të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.