E Shtunë, 31 Tetor 2026

MASH ndihmon maturantët, ja si mund të orientohen për provimet e detyruara

Pyetje, shembuj dhe shpjegime të tjera rreth provimeve të Maturës Shtetërore


Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar ditën e djeshme "Shpjeguesin e Programit të Orientuar të provimeve të detyruara të Maturës Shtetërore për lëndët Letërsi e Gjuhë Shqipe dhe Matematikë. Në një konferencë për shtyp të zëdhënëses së Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës Albana Mustafaraj kjo e fundit ka publikuar   shpjeguesin i cili do të shërbejë për të

orientuar sa më mirë të gjithë maturantët dhe mësuesit në organizimin e konsultimeve e përgatitjeve për këto provime. Gjatë konferencës për shtyp Mustafaraj tha se ky shpjegues do të jetë një ndihmë e madhe për maturantët prindërit, por edhe për opinionin publik Ajo bëri të ditur gjithashtu se  shpjeguesi mbështetet mbi programin e orientuar të publikuar më parë dhe përmban një fond të gjerë pyetjesh sipas niveleve të ndryshme të vështirësisë dhe për të gjitha profilet e llojet e shkollave të mesme. Mbi këtë bazë, tha ajo, do të formulohen edhe pyetjet e testeve të Maturës Shtetërore. Lënda shpjeguese është përgatitur nga Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve dhe është konsultuar me specialistë dhe mësues të lëndëve të Letërsisë, Gjuhës Shqipe dhe Matematikës. Përmes këtij shpjeguesi dhe një fondi kaq të gjerë pyetjesh, MASH synon të ndihmojë të gjithë maturantët për tu përgatitur sa më mirë për provimet e detyruara të Maturës Shtetërore. Me anë të këtij shpjeguesi, MASH synon tu vijë në ndihmë maturantëve, të cilët do ti nënshtrohen testit të Maturës Shtetërore 2010, në lëndën Letërsi dhe Gjuhë shqipe. Ky shpjegues u drejtohet të gjithë maturantëve të shkollave të mesme si: gjimnazit (drejtimi shoqëror, natyror dhe i përgjithshëm) shkollës së mesme të gjuhëve të huaja shkollës së mesme pedagogjike shkollës profesionale 3+2 dhe 5 vjeçare shkollës socialkulturore, (artistike, sportive, koreografike) shkollës me kohë të shkurtuar. Maturantët mund të ushtrohen me ato shembuj pyetjesh e testesh që janë ndërtuar mbi fragmentet ose poezitë e veprave që janë në Programin Orientues.


Përmbajtja e shpjeguesit
Si do të jetë testi i Letërsisë dhe Gjuhës shqipe. Shembuj të ndryshëm pyetjesh dhe testesh. Testi i Letërsisë dhe Gjuhës shqipe ka si qëllim vlerësimin e njohurive dhe aftësive të nxënësve që mbarojnë shkollën e mesme, formimin letrar e gjuhësor të tyre. Ai ndërtohet duke u mbështetur në linjat e përmbajtjes, të përshkruara në Programin e Orientuar të Letërsisë dhe të Gjuhës shqipe si dhe pasqyron peshën përkatëse, që secila prej tyre ka, paraqitur hollësisht në këtë Program që është prej muajsh në duart e çdo nxënësi maturant. Tabela e specifikimeve, e cila përmban tri nivelet e arritjes së testit, bashkë me përqindjet përkatëse është e bazuar në fushat e vlerësimit që kanë të bëjnë me njohjen dhe të kuptuarin i cili do të vlerësohet me 20 pikë për çdo maturant nëse ai do ti përgjigjet saktë pyetjes së bërë. Ndërsa porsa i përket Interpretimit Kritik edhe kjo fushë vlerësimi do të vlerësohet me 20 pikë, ndërsa gjykimi dhe përgjigja personale do të vlerësohen me 10 pikë për çdo maturant. Të gjitha këto pikë në total do të shënojnë 50 pikë dhe pjesa e përqindjes tjetër do të jetë nga vlerësimet e Matematikës.

Testi i Letërsisë dhe Matematikës, shembuj dhe detaje rreth provimit
Testi i Letërsisë dhe Gjuhës shqipe përbëhet nga dy pjesë. Secila prej tyre ndërtohet mbi një fragment. Ai përmban 25 kërkesa. Nga këto13 janë me alternativa dhe 12 me zhvillim. Njëra nga pyetjet me zhvillim është ese. Testi ka 50 pikë. Kohëzgjatja e provimit është 2 orë e 30 min. Testi përshtatet me drejtimin e gjimnazit apo llojin e shkollës së mesme. Pyetjet e testit lidhen me fragmente veprash nga autorë të përcaktuara në Programin e Orientuar. Në të njëjtën kohë, konceptet mbi të cilat ndërtohen pyetjet janë ato që dominojnë në Programin e Orientuar si edhe në tekstet me të cilat punohet në shkollat e mesme. Secila pjesë e testit përmban: fragmente veprash ose pjesë letrare të periudhave dhe gjinive të ndryshme letrare; pyetje bazuar në pjesë të tekstit; pyetje që kërkojnë shpjegime, zëvendësime, komente, krahasime, analiza, interpretime, perifrazime etj.; pyetje që kërkojnë nxitjen e imagjinatës dhe fantazisë së nxënësit; pyetje që kërkojnë përgjigje krijuese. Secila pjesë fillon me fragmentin. Kështu të dy pjesët kanë secila nga një fragment, sipas ndarjes më poshtë: Pjesa I-rë fragment (autor shqiptar) Pjesa II-të fragment (autor i huaj) ose (anasjelltas). Fragmentet zgjidhen nga vepra e plotë ( e dhënë në Programin e Orientuar). Shumica e pyetjeve ndërtohen mbi fragmentin e dhënë në test. Për tiu përgjigjur këtyre pyetjeve nxënësit i duhet, të lexojë fragmentin, të kuptojë, të shpjegojë, të komentojë dhe të interpretojë thënie, detaje, shembuj dhe ide nga fragmenti.
Në teste ka edhe pyetje që i referohen veprës së plotë nga është shkëputur fragmenti, të tilla si, pyetje për rrymën letrare pyetje për veçoritë veprës, të stilit të autorit etj  Ndërsa përsa i përket shpjeguesit për gjuhën Shqipe llojet e pyetjeve në test do te jenë. Në pikën A do të ketë pyetje me alternativa, ku nxënësi duhet të rrethojë vetëm alternativën e saktë. Ndërsa në pikën B  do të ketë pyetje me përgjigje të shkurtër. Nxënësve u kërkohet ta shkruajnë përgjigjen e tyre me një fjalë, shprehje ose një fjali. Duhet pasur kujdes pasi nëse kërkohet të gjendet detaji, përgjigja nuk mund të jetë me një paragraf, por me një shprehje ose fjalë. (Për këtë arsye, disa pyetjeve të përfshira në këtë shpjegues, u janë dhënë edhe përgjigjet përkatëse.)


Shembull për Letërsinë
P. sh. Gjeni detajin që tregon se Lukja ndonjëherë ishte e mërzitur dhe nuk e duronte gjendjen e saj? Detaji: thyente gota, çinia, etj. Pyetje me zhvillim (ese).
Ka dy variante pyetjesh që kërkojnë përgjigje të shtjelluar. Pyetje të natyrës shpjeguese, komentuese, analizuese, interpretuese, të cilat lidhen direkt me fragmentin. (Disa pyetjeve u janë dhënë edhe përgjigjet përkatëse.) P.sh: Migjeni konsiderohet një zë i veçantë në letërsinë shqipe, për risitë që solli në krijimtarinë e tij letrare. Interpretoni një tipar të stilit, që është i dukshëm në këtë fragment, duke e shoqëruar atë me ilustrime. 2- Ese, të cilat mund të jenë përshkruese, krahasuese apo argumentuese. Llojet e pyetjeve në test A. Pyetje me alternativa, ku nxënësi duhet të rrethojë vetëm alternativën e saktë. B. Pyetje me përgjigje të shkurtër Nxënësve u kërkohet ta shkruajnë përgjigjen e tyre me një fjalë, shprehje ose një fjali.
Shembull për Matematikën
Kuptimi për probabilitetin. Hapësira e rezultateve dhe ngjarjet. Llogaritja e probabilitetit në situata të thjeshta. Shembuj: Në një kuti ndodhen 7 sfera të kuqe, 6 sfera të zeza dhe 3 sfera të bardha. Nga kutia nxirren rastësisht 3 sfera njëherësh. Sa është probabiliteti që sferat e nxjerra të jenë dy të zeza dhe një e bardhë? 2. Merren të gjitha radhitjet pa përsëritje të shkronjave A; P; O; R; E; U. Sa është probabiliteti i ngjarjes që të formohet fjala Evropa? 3. Jepet bashkësia H = ?2;5;7;8? . Zgjidhen rastësisht 2 nga këta numra. Sa është probabiliteti që shuma e tyre të jetë çift? 4. Në një kuti ndodhen pesë sfera të bardha dhe katër sfera të kuqe. Nxjerrim rastësisht dy prej tyre njëherësh. Të gjendet probabiliteti që sferat të jenë të së njëjtës ngjyrë. 5. Në një klasë të përbërë nga 20 vajza dhe 15 djem zgjidhen dy nxënës. Sa është probabiliteti i ngjarjes që: A) Të dy nxënësit e zgjedhur janë djem. B) Të dy nxënësit e zgjedhur janë vajza. C) Nxënësit e zgjedhur janë njëri djalë e tjetri vajzë. D) Nxënësit e zgjedhur janë dy djem ose dy vajza.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›