E Shtunë, 31 Tetor 2026

MASH njofton nisjen e vitit të ri shkollor

Nëpërmjet një udhëzimi të MSH, bëhet e ditur se gjatë vitit nxënësit do të kenë dhe dy periudha pushimesh (24.12 2011- 4.1.2012 dhe 28.03.2012-1.04.2012). Provimet e lirimit të do të jepen në periudhën 7-22 qershor. Për arsimin e mesëm, shkolla nis po më 12 shtator 2011 dhe mbaron më 13 qershor 2012, për maturantët shkolla mbaron më 22 maj 2012.

Ndërsa provimet e maturës do të zhvillohen në 23 maj 2012 – 30 qershor 2012. Udhëzimi përcakton gjithashtu kreditet që mbarten në vitin shkollor 2011-2012 për nxënësit mbetës në klasën e XII dhe që e përsërit atë në vitin shkollor 2011 – 2012. Po ashtu, udhëzimi përcakton dhe programet dhe tekstet mësimore në arsimin parashkollor dhe atë bazë, por dhe atë të mesëm, sipas profileve të shkollave. /Start/

                                                                                             2011-08-20 11:58
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›