E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga 1 shtatori nisin regjistrimet në shkolla

 Sipas Ministrisë së Arsimit, drejtoritë e shkollave duhet të kontrollojnë furnizimin e mjediseve të shkollave vetëm me librat sipas kërkesës së tyre.

Drejtori i shkollës mban përgjegjësi për rastet e shitjes në mjediset e shkollës të librave pa hologramë dhe që nuk figurojnë në katalogun “Altertekst–2011”. Ndërkohë, regjistrimi i nxënësve për vitin e ri shkollor parauniversitar 2011-2012 nis më datën 1 shtator dhe mbyllet në datën 11 shtator, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Ky proces, sipas MASH,  kryhet bazuar në vendbanimin e nxënësve, ndërsa regjistrimi i nxënësve që kanë ardhur nga zona të tjera bëhet me fletëshpërngulje dhe fletëpranimi, të cilat do të evidentohen me rigorozitet në balancimin e kontingjentit të nxënësve. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-08-20 14:29
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›