Kukës, zjarri del jashtë kontrolli në dy masive pyjore

Kontrolli i flakëve në pyjet e pishës në në Qafën e Zbinecit të malit të Koretnikut është tejet i vështirë për shkak të terrenit në një lartësi mbi 1800 metra mbi nivelin e detit.
Kjo ka bërë që nga specialistët të kërkohet ndihma nga ajri. Po ashtu, me mjaft vështirësi rezulton edhe ndërhyrja në “Qafën e Kombit”, ku po punohet nga forcat e ushtrisë e komuniteti për rivënien nën kontroll të flakëve të zjarrit. Si rrjedhojë e flakëve të zjarrit deri tani është shkrumbuar një sipërfaqe prej më shumë se 5 ha pyje. Këto dy vatra zjarri janë të vetmet e shfaqura në masivet pyjore të qarkut të Kukësit. /Start/
2011-08-20 10:27