MASH pezullon licencën e Universitetit Kristal
TIRANE – Ministria e Arsimit ka vendosur të pezullojë për një vit licencën e Universitetit privat “Kristal”. Vendimi vjen pas skandalit të diplomës së shtetasit italian Renzo Bossi, i biri i ish-liderit të Lega Nord në vendin fqinj.
Burime nga Ministria e Arsimit konfirmuan lajmin për Shqiptarja.com dhe shtuan se studentët aktualë të “Kristal” do të lejohen të përmbyllin vitin akademik. Më shumë detaje rreth këtij vendimi të autoriteteve shqiptare pritet të bëhen publike në një konferencë për shtyp të MASH të njoftuar për ditën e sotme.
(im/shqiptarja.com)