MASH:Ndëshkim për mësuesit e pasjellshëm

Mësuesja nuk na rreh por për herë pas here na bërtet. Fëmijët e kryeqytetit ankohen shpesh për mënyrën se si mësuesit apo mësueset i trajtojne në orën e mësimit. Madje në raste të veçanta ka pasur edhe denoncime për ushtrim dhune fizike dhe psikologjike në shkollat fillore.
Që prej shtatorit për këtë këtë kategori nxënësit është aplikuar një formë e veçantë ndëshkimi për mësuesit në raste se tejkalojnë masën e edukimit. Mbi këtë bazë ministria e arsimit e ka zhvilluar këtë program me një tur kontrollesh duke marrë edhe masave ndaj mësuesve madje duke patur penalite. Fëmijët e shkollave në kryeqytet thonë se i përjetojnë keq të bërtirura e mësuesve, duke mos mohuar rastet kur shokët e tyre janë rrahur nga mësimdhënësit.
Sipas inspektoriatit të arsimit kontrollet kanë qënë intensive dhe do të vazhdojnë edhe në këtë mënyrë edhe gjatë 2012. Me qëllimin e vetëm që tek nxënësit e pabindur të mos vënë dorë por vetëm ti tërheqin vëmendjen.