E Diel, 1 Nëntor 2026

Merrej me trafik droge në Angli, i sekuestrohen pronat në Fier

Policia e Fierit në bashkëpunim edhe me sektorin kundër Pastrimit Parave në Policinë e Shtetit në sajë të operacionit të koduar "Lotari e rreme" ka sekuestruar një sërë pronash dhe llogari bankare të 60-vjeçares Teferi Hamzaraj, dhe të familjarëve të saj, ku në total vlera e aseteve të sekuestruara është rreth 650 mijë euro.
Sipas policisë sekuestrimi u bë pasi nga një hetim intensiv ka rezultuar se djali i 60-vjeçares, Fatos Hamzaraj 29 vjeç i cili është rezident në Angli, është arrestuar nga autoritetet e zbatimit të ligjit në këtë shtet, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal me tendencën e trafikut të lëndëve narkotike.
Gjatë hetimit të këtij procedimi penal ka rezultuar se 29-vjeçari, për një periudhë prej rreth tre vjetësh, të ardhurat e përfituara në mënyrë të paligjshme nga trafiku i lëndëve narkotike, i ka transferuar tek familjarët e tij në Shqipëri, përmes transfertave bankare dhe kesh, dhe këta të fundit janë mundur t`i justifikojnë si para të ligjshme dhe t`i investojnë në biznese, bar kafe, karburant, apartamente, palestër, etj.
Kështu në kuadër të këtij operacioni është bërë sekuestrimi I një apartamenti me sipërfaqe 120 metër katrorë në qytetin e Fierit, një sipërfaqe trualli 782 metër katrorë në komunën Cakran, një pikë karburanti në komunën Cakran me sipërfaqe 150 metër katrorë,disa garazhe, një palestër, Bar Kafe si dhe të gjitha pajisjeve të ndodhura në këto aktivitete.
Ndërkohë në ngarkim të 29-vjeçarit Fatos Hamzaraj është regjistruar procedimi Penal për veprën penale "Pastrim i produkteve të Veprës Penale".
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›